Deputetja Caka: Ditmir Bushati, fytyra më e shëmtuar e një qeverie

514
Deputetja Silva Caka, e ka cilësuar ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, fytyrën më të shëmtuar të një qeverie që nuk përballon dot të vërtetat e opozitës. Ajo ka reaguar pas ngjarjeve në Kuvendin e Shqipërisë, ku ministri goditi me ujë në drejtim të opozitës. Deputetja Caka shkruan me ironi se “DiTRIMI i Qeverisë manifeston dhe vërteton me gjeste dështimin e tij dhe të qeverisë së tij përballë Evropës”.
Sigal