Deputeti Vasili kundër kryeministrit Rama për inceneratorët

512
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka akuzuar dje kryeministrin se mbron inceneratorët dhe urren banorët e Vërrisë në Fier. Deputeti Vasili thotë se “injoranca dhe ligësia e kryeministrit u shfaq sot në formë kriminale kur ai mbrojti inceneratorin në Vërri të Fierit”. Po ashtu, Vasili thotë se Evropa nuk është në mbështetje të Ramës në këtë çështje, duke cituar pjesë nga një raport. Vasili shkruan: “Kryeministri urren banorët e Vërrisë në Fier të kërcënuar nga kanceri dhe mbron inceneratorët. Injoranca dhe ligësia e kryeministrit u shfaq sot në formë kriminale, kur ai mbrojti inceneratorin në Vërri të Fierit. Si gënjeshtar i pacipë, tha që u është marrë mendim banorëve. Nuk ju është marrë hiç asnjë mendim banorëve, ndaj banorët me shumë të drejtë kanë protestuar për ditë të tëra me të gjithë forcën. Si injorant që është, gënjen prapë kur mbron inceneratorët dhe kur thotë që Evropa është në mbështetje të tyre. Ja ç’thotë raport progresi për Shqipërinë: Ndërtimi i një incerneratori në Elbasan, i cili filloi të operojë vitin e kaluar dhe planet për investime të mëtejshme në incerneratorë përbëjnë një shqetësim në termat e respektimit të parimeve të BE-së për shkak se groposja dhe incernerimi janë opsionet më pak të pëlqyera të menaxhimit të mbetjeve.” Apo edhe Evropa është kazan?
Sigal