Deputeti Tom Doshi kërkesë për ​ndryshimin e masës së sigurisë

267
Avokatët e deputetit Tom Doshi kanë depozituar në Gjykatën e Lartë kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë që pikërisht kjo Gjykatë ka vendosur për të.
Tom Doshi ndodhej në arrest shtëpie prej 28 marsit, kur Gjykata e Lartë vendosi këtë masë arresti pas akuzave të bëra nga Prokuroria ndaj tij dhe deputetit tjetër Mark Frroku masën arrest me burg.
Pesëshja e gjyqtarëve që vendosën arrest me burg për Doshin dhe Frrokun ishin Guxim Zenelaj, Aleksandër Muskaj, Admir Xhanxa, Majlinda Andrea dhe Artan Zeneli.
Sipas avokatëve të Doshit, ai akuzohet se ka bërë “kallëzim të rremë” në një kohë kur vetë deputeti nuk ka bërë asnjë kallëzim në prokurori dhe në polici. Akuzohet dhe për dy vepra penale të tjera, për të cilat sipas avokatit Meçi ai nuk i ka kryer dhe nuk ekziston në dosje asnjë provë bindëse.