Deputeti Spartak Braho: Garda nuk do shkrihet, ndryshon emërtimi

513
Sigal

TIRANE– Garda e Shtetit nuk do të shkrihet, por do të ndryshojë emërtimi. Këtë e ka shprehur deputeti Spartak Braho ditën e sotme, duke folur jashtë komisionit për Policinë, Byronë dhe Gardën. Sipas deputetit Braho për këtë çështje është arritur konsensusi, por u shpreh se do të këtë ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit. “Kemi gjetur konsensusin për policinë, Byronë Kombëtare të hetimit, Gardën. Garda nuk do shkrihet, te Byroja u morën parasysh burimet tona. Ka ndryshime për ligje për Policinë e Shtetit, dhe ne kemi gjetur konsensusin për ligjin për policinë. Garda nuk do shkrihet, por ndryshon emërtimi”, tha deputeti Braho