Deputeti Sokol Olldashi: Jo armëve kimike në Shqipëri!

504
Sigal

Ish-ministri i Transporteve dhe deputeti i PD-së, Sokol Olldashi bën thirrje gjithë qytetarëve që të ngrejë zërin e ndërgjegjes dhe të vër një gur në themelet e barrikadës së vullnetit popullor, për t’i thënë “Ndal” qeverisë së Ramës dhe të gjithë shqiptarët duhet të shprehen njëzëri jo, kundër armëve kimike në Shqipëri. Deputeti Olldashi shkruan: “ Ju ftoj të gjithëve sot,  në orën 14:00, në sheshin përpara Bashkisë së Tiranës, t’i bashkohemi protestës qytetare: JO ARMËVE KIMIKE NË SHQIPËRI!!! Është detyrë e çdo qytetari të vendosë një gur në themelet e barrikadës së vullnetit popullor, ku duhet të ndalet qeveria Rama. Është koha që të gjithë qytetarët shqiptarë  të shprehen pa asnjë ekuivokë  pro ose kundër pranimit të lëndëve kimike siriane në Shqipëri…