Deputeti socialist: Ata që drejtojnë PS duan të bëjnë të tjerët “Kokë Turku” për humbjen

66
Kryetari i PS, Edi Rama, nga tribuna e Asamblesë Kombëtare të PS në 18 korrik 2015 dha udhëzime të qarta drejt të gjithë strukturave të PS, që në gusht të fillojnë analizat e rezultateve të 21 qershorit 2015, pasi në të vërtetë, PS është humbësja më e madhe e zgjedhjeve, pasi humbi 15 % elektorat, ose 311.321 vota më pak, në krahasim me zgjedhjet e 2013-s. Kjo analizë do të ishte hapi i parë, ndërsa në shtator, do të fillonin edhe zgjedhjet e reja për çdo strukturë të PS, e cila duhet të përfundojë deri në 15 nëntor. Njëkohësisht nga ky proces zgjedhjeve në PS, do të bëheshin edhe zgjedhjet e delegatëve për në Kongresin e rradhës të PS, i cili do të mbahet në janar të 2016. Çdo delegat në Kongresin e partisë, do të përfaqësojë 100 anëtar, ndërsa çdo delegat i ardhur nga emigracioni do të përfaqësojë 200 anëtarë. Një deputet socialist i pohon “Telegraf” se në këto analiza kërkohet “Koka e Turkut” për humbjet e votës, derisa ata si deputet nuk kanë asgjë në dorë, ngaqë privilegjet e emërimeve i kanë 2-3 veta në PS. 

Gushti ikën, PS “flë”, ose është shthurur
E vërteta është se deri tani, edhe pse gushti hyn në dhjetëditorin e fundit, në asnjë strukturë të PS nuk ka filluar ende analiza e rezultateve të 21 qershorit, në zonat e tyre elektorale. Gazeta “Telegraf” u mundua të kontaktojë me deputetët e qarqeve për të mësuar diçka më tepër, por në “konfidencë” përgjigja që morëm, ishte se deputetët janë me pushime, disa u përgjigjën, që është ende shpejt, por në shtator do të fillojnë me themel edhe …analiza. Morëm kontakt edhe me drejtues të strukturave të PS në qytete të ndryshme të vendit, por ata na thanë, që askush nga qëndra nuk i ka njoftuar për asgjë, dhe nuk mund të fillojnë dot analizën, pa bashkërenduar punën me qëndrës e PS. Pati edhe krerë të PS, që interesimit tonë, për procedurën e analizës së PS, nuk pranuan fare që të komentonin asgjë, duke u përgjigjur me mirësjellje: “Flasim në shtator”. Në të vërtetë, deputetët e qarqeve e kanë të vështirë të bëjnë ballafaqimin me bazën e partisë, pasi ata nuk kanë asnjë kopmetencë dhe njerëzit janë të zhgënjyer nga PS. Deputetët që janë ngarkuar nga kryetari i PS me detyra të caktuara, heshtin për t’i shkarkuar përgjegjësitë nga vetvetja.

Deputeti: Kemi vetëm çelsat e kashtës, të tjerët mbajnë privilegjet
Një deputet socialist, i cili për arësye të kuptueshme, pranoi të fliste hapur për gazetën “Telegraf”, por nuk do të indentifikohet, u shpreh: “ Ne, deputetët e kemi të vështirë që të ballafaqohemi tani me anëtarët dhe me strukturat e partisë në bazë. Ne, si deputetë, nuk kemi asnjë kompetencë, për asgjë, që t’u japim zgjidhje problemeve, halleve dhe nevojave të njerëzve tanë në bazë. Çdo gjë, në parti dhe në qeveri funksionon e centralizuar. Njerëzit që kontribuan për PS, qoftë në 2013, qoftë edhe tani në 21 qershor, kishin dhe kanë të drejtë që të vlerësoheshin, në përshtatje edhe me nevojat e tyre jetike. 8 vjet anëtarët e PS u përndoqën nga e drejta e punësimit në administratën publike, nga qeveritë e djathta. Mirëpo, ata mbetën të zhgënjyer edhe pas 2013-s, sepse nuk u punësuan, edhe kur ata I plotësojnë të gjitha kushtet e kandidimit. Vendimet edhe për emërime në bazë i kanë vetëm 2-3 veta në PS, dhe ne deputetët nuk kemi asgjë në dorë. Çfarë t’u themi njerëzve tanë, që tashmë i kemi zhgënjyer? Me shpresa të kota, nuk mund t’u japim njerëzve tanë zgjidhje të halleve të tyre për shumë kohë. Edhe kryetari e di, që gjërat funksionojnë kështu, por tani, në këto analiza, siç duan sërish të veprojnë, kërkohet “Koka e Turkut”, për të justifikuar firot e votave.”. Ata që e drejtojnë PS kështu, do ta hedhin mbi ne, deputetët e qarqeve gjithë përgjegjësinë e humbjes së votave, duke mbajtur përherë për veten e tyre privilegjet, që bëjnë vetëm për njerëzit e tyre. 

Ata do të vijnë te strukturat e PS, do të imponojnë vendimet e tyre, që i kanë të parashkruajtura, qoftë për përgjegjësat e humbjeve, qoftë edhe duke imponuar se cilët duhet të zgjidhen në strukturat e reja të PS, pa i pyetur fare njerëzit e bazës. Ndaj, njerëzit, socialistët e bazës, kanë pak besim te të tilla analiza që duan të bëjnë ata që drejtojnë PS, ndaj edhe tregojnë pak interes.  Deputeti socialist: Edhe kryetari e di, që gjërat funksionojnë kështu, por tani, në këto analiza, siç duan sërish të veprojnë, kërkohet “Koka e Turkut”, për të justifikuar firot e votave.”. Ata që e drejtojnë PS kështu, do ta hedhin mbi ne, deputetët e qarqeve gjithë përgjegjësinë e humbjes së votave, duke mbajtur përherë për veten e tyre privilegjet, që bëjnë vetëm për njerëzit e tyre. Ata do të vijnë te strukturat e PS, do të imponojnë vendimet e tyre, që i kanë të parashkruajtura, qoftë për përgjegjësat e humbjeve, qoftë edhe duke imponuar se cilët duhet të zgjidhen në strukturat e reja të PS, pa i pyetur fare njerëzit e bazës