Deputeti Shehu: Krim që vret identitetin kombëtar Mbyllja e Arkivit në Gjirokastër

564
Deputeti i PD Tritan Shehu ka reaguar për largimin e Arkivit nga Gjirokastra, duke e cilësuar atë një krim që godet identitetin dhe interesat e atij Qarkut. Mes të tjerash Shehu ironizon edhe vendimin e qeverisë, ndërsa shton se “Sipas Rilindësve largimi i Arkivit nga Gjirokastra qenka “Reformë”! Po ashtu ai thekson se këtë gjë nuk e bënë as osmanlinjtë gjate pushtimit të tyre. Zoti Shehu thotë se “Sipas Rilindësve largimi i Arkivit nga Gjirokastra qenka “Reformë”!? Kjo është përgjigja qe me vjen nga Rilindja mbasi unë e konsiderova këtë veprim të pa precedentë si një “Krim Historik”. Mos vallë kjo bën pjesë në “Reformën” e filluar të boshatisjes, shpopullimit, varfërimit, braktisjes etj, të Qarkut të Gjirokastrës!? Minimalisht këtë duhet ta quajmë “Anti reformë”! Por është shumë më tepër, është një “krim”, qe godet identitetin, krenarinë, interesat, zhvillimin e atij Qarku e Qyteti, simbol i vlerave tona kombëtare e evropiane. Në fakt është një “krim” prej barbarësh, qe edhe pushtuesit më të egër nuk guxuan ta bëjnë. Nuk guxuan ta bëjnë edhe Osmanlinjtë gjatë pushtimit të tyre të gjatë e të errët. Ndërsa Rilindja e bëri….duke ia kaluar edhe të gjithë atyre hordhive, që megjithëse në histori e pushtuan Gjirokastrën, Përmetin, Libohovën, Tepelenën etj, megjithëse dogjën e vranë, kërkuan të çrrënjosin identitetin tonë, por atë Arkiv nuk e prekën. Dhe ky Qark i sotëm, simbol i identitetit tonë si shqiptarë e evropianë, inkubator patriotizmit, i gjuhës shqipe e kulturës sonë, tashmë privohet nga arkivi i tij ku gjenden të shkruara e të dokumentuara shumë nga përpjekjet shekullore. Veprim i qëllimshëm antikombëtar ky, detyrim në shërbim të dikujt tjetër, korrupsion, barbarizëm e injorancë, apo te gjitha këto se bashku??
Sigal