Deputeti Pjerin Ndreu ironizon: Lulush Babalja kërkon të bëhet kryeministër

622
Sigal

Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu ka reaguar pas akuzave të PD-së lidhur me sasinë e 3.4 milionë eurove, që u sekuestruan në portin e Durrësit. Deputeti Ndreu dje sulmoi opozitën me pretendimin, se kjo e fundit fabrikon, ndërsa shton se risi është babalizimi i partisë. Mes ironisë socialisti thekson se: “Lulush Babalja kërkon të bëhet kryeministër”. “Çfarë nuk fabrikojnë në PD! Edhe pijaneci, apo llafazani më i rëndomtë i lagjes, do jua kishte zili! Babalizimi i partisë është risia e re, që Lul Basha i ka bërë dhuratë opozitës se lodhur shqiptare! Dhe Lulush Babalja kërkon të bëhet kryeministër!”, shkruan Ndreu.