Deputeti Petrit Vasili: Kryeministri Rama dhe kryeprokurorja Marku janë puçistë

674
Sigal

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe prokuroren e Përgjithshme Arta Marku, lidhur me çështjen ‘Babalja’. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Vasili theksoi se populli do t’i trajtojë Ramën dhe Prokurorinë si puçistë. Sipas Vasilit prokuroria është shndërruar në instrument i puçit. Po ashtu Vasili pohon se kryeprokurorja Arta Marku nuk shpëton dot nga përgjegjësia e rëndë e bllokimit të marrjes si i pandehur të Edi Ramës. Reagimi i deputetit Vasili: Prokuroria zorra qorre e kryeministrit puç kundër popullit, që do t’i trajtojë të dy si puçistë. Shqipëria po përballet haptazi me një puç të qeverisë dhe kryeministrit të krimit kundër drejtësisë, kundër sigurisë vetjake dhe të drejtave e lirive minimale të qytetarëve, hapur në mbrojtje të kriminelëve dhe banditëve. Prokuroria e shndërruar në zorrën qorre të kryeministrit është tashmë haptazi bashkëpjesëmarrëse dhe instrument i puçit. Kryeministri bandit tashmë edhe kryeprokuror ka sekretare Arta Markun, që vetëm zbardh vendimet e tij, duke marrë përgjegjësi penale dhe publike shumë të rënda mbi vete. Arta Marku nuk shpëton dot as sot as kurrë nga përgjegjësia shumë e rëndë e bllokimit të marrjes i pandehur të Edi Ramës, që gjoja bëri ekspertizën e audiopërgjimit të Agron Xhafës katër muaj para saj. Përpara këtij puçi populli nga sot ka të gjithë të drejtën ta godasë kryeministrin dhe kryeprokuroren si ta gjykojë ai dhe gjyqi i tij është pa shpëtim, legjitim dhe i pashmangshëm. Edi Rama dhe Arta Marku duhet ta kanë shumë mirë parasysh gjykimin e popullit, që për Kushtetutë ka vullnetin e tij për të asgjësuar puçin, që po i bëhet lirisë së tij. Puçistët përjetësisht dhe pa asnjë përjashtim kanë pasur të njëjtin fund tragjik të njëjtë.