Deputeti Naço falënderon ekipin: Nuk u tërhoqën përballë falangave të krimit

495
Kryesuesi i fushatës zgjedhore në Berat Nasip Naço përmes një postimi në facebook, ka falënderuar ekipin me të cilin punojë. Isha realisht i nderuar të kryesoja një skuadër që garoi me dinjitet të plotë në Qarkun Berat, thotë Naço, duke mundësuar një arritje që asnjë mekanizëm dashakeq i përfitimit padrejtësisht të votës nuk mund ta eklipsojë fitoren. “Ky ekip përballoi dhunën e falangave të Rilindjes dhe tregoi dinjitetin maksimal në këtë përballje midis Davidit dhe Goliadhit! Faleminderit Gledit që është një mbështetje e fortë dhe vigjilent ndaj të gjitha dinamikave dhe zhvillimeve në qark. Faleminderit Silvës që me vullnet dhe punë të vazhdueshme arriti një rezultat të shkëlqyer për LSI si forcë e parë në Skrapar. Faleminderit Jolës që përvojën e gjatë në administratë e përktheu në një histori suksesi mes njerëzve të saj në Kuçovë. Faleminderit Taulantit që edhe pse i ri në moshë me siguri më orientoi për të kuptuar qartë pritshmëritë e Urës Vajgurore. Faleminderit Eugenit që fisnikërinë e profesionit të mjekut e te familjes intelektuale e qytetare mbarti si vlerë me rëndësi në komunikimin me elektoratin. Faleminderit Klajdit që me përkushtimin e tij i kaloi të gjitha parashikimet në Poliçanin aq sfidues dhe shpesh të vështirë. Faleminderit Rexhinës për energjinë dhe pozitivitetin që përçoi në skuadër duke u kthyer në një zë të fuqishëm të rinisë së Beratit. Nga të gjithë ju kam mësuar jashtëzakonisht shumë dhe gjej rastin t’ju inkurajoj për ta vijuar më tej me këmbëngulje rrugën e nisur, për të sjellë një frymë të re në arenën e egër të politikës shqiptare”, përfundon ai.
Sigal