Deputeti i PS-së tallet keq me protestën e PD: Një tallava plot me çingije ku kërcehet e hahet qyl

473
Deputeti i Partisë Socialiste, Piro Lutaj ka komentuar protestën e Partisë Demokratike, në çadrën para kryeministrisë që ka hyrë sot në ditën e saj të tretë.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Lutaj tallet me protestuesit e mbledhur në shesh, duke e konsideruar tubimin e demokratëve si një protestë tallava, të mbushur sipas tij me çingije që hedhin valle, hanë pica dhe pilaf.

Statuti i plotë i Piro Lutaj

Nuk arrij ta kuptoj këtë kopje të shëmtuar të protestës tonë fiks 6 vite më parë.

Ne atëherë kishim kauzë dhe pjesëmarrësit në atë proteste apo edhe në grevën e urisë më pas, u shpërblyen me arritjen e asaj çfarë kërkonin.
Protesta e nisur para dy ditësh nga opozita aktuale, e ka ndryshuar kauzën thuajse çdo orë.

U nis me “premtimet e pambajtura të qeverisë” (nuk mund të krahasohet kurrë katërvjeçari ynë me 8 vitet e PD); vazhdoi me kërkesën për mosvjedhjen e votave (shqiptarët e dinë mire se kush vjedh vota); eci më tej me kërkesën për shtyrjen e zgjedhjeve (humbja e sigurtë i shtyn të përfitojnë kohë); dhe absurdi mbërriti tek protesta për arrestimin e vjedhësve të bankave!!!!!

O tempora e mores!

Për vettingun asgjë, kur në fakt kjo është arsyeja e vërtetë që i ka mbledhur zengjinet e PD në çadër, si përpjekja e fundit për të shpëtuar veten dhe pasuritë e tyre.

Ata janë vendosur pikërisht mbi pllakat që mbajnë emrat e heronjve të vërtetë të demokracisë shqiptare, Ziverit, Aleksit, Faikut dhe Hekuranit. Aty ku Saliu me të tijët, u strukën brenda gardheve e telave me gjëmba të kryeministrisë dhe ekzekutuan me gjakftohtësi protestuesit e 21 janarit 2011.

Tani, duke mos patur mënyrë tjetër për t’i mbajtur rreth tyre edhe ata pak mbështetës që u kanë mbetur, e shndërruan protestën që në fillim të saj në tallava, (në fakt me çingije dhe me ngrënie qyl e pa rend kanë qenë të gjitha festat dhe protestat e PD).

Shpresoj që kësaj here nuk do iu dalin picat e Ed Halimit si pilafi i Fahri Balliut në 14 shtator, se kusur i Erjon Velisë që duhet të pastrojë Tiranën pastaj).
Dhe e fundit: Kreshnik Spahiu mos vallë ka shkuar te protesta për të mbajtur premtimin e arrestimit të shtetasit Berisha!?
Sigal