Deputeti i PS-së kërkon uljen e çmimeve të biletave në Aeroportin “Nënë Tereza”

410
Sigal

Pas përfundimit të auditimit nga ana e qeverisë në aeroportin “Nënë Tereza” deputetët socialistë iu kërkojnë autoriteteve të ndërhyjnë në mënyrë që të reflektohet kjo në çmimin e biletave. Deputeti Ervin Bushati u bëri thirrje institucioneve që të ndërhyjnë në mënyrë që Koncesionari i Aeroportit “Nënë Tereza” të reflektojë sa më parë uljen në çmimet e biletave. Deputeti Ervin Bushati deklaron se auditimi ishte i vonuar dhe tashmë duhet të merren masa që kjo të reflektohet sa më parë në uljen e tarifave. Ne i kërkojmë autoriteteve, qeverisë që ta vazhdojnë këtë rrugë, sepse kjo ka të bëjë me qytetarët shqiptarë, me turizmin dhe ekonominë shqiptare. Sipas Bushatit, ulja e tarifave në aeroport do të ndikonte direkt në rritjen e numrit të turistëve që vijnë në Shqipëri. Të ulen sa më shpejt tarifat e fluturimeve për gjithë udhëtarët shqiptarë dhe të huaj, sepse do rritë shumë nivelin e turizmit në Shqipëri. Shqipëria është një destinacion turistik që po rizbulohet nga gjithë Evropa dhe ulja e çmimit do ta ndihmonte shumë turizmin.