Deputeti i PD sulmon qeverinë: Shihni problemet në sy, do humbasim edhe trenat e tjerë

615
Sigal

Deputeti i PD-së Tritan Shehu iu është bashkuar reagimeve pas vendimit që u dha në Luksemburg për shtyrjen e negociatave për në vitin 2019.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’ ai theksoi se qeveria dështoi në këtë proces. Po ashtu demokrati akuzoi qeverinë për përhapjen e gënjeshtrave. Mes të tjerash ai shtoi se: “Le te shohim problemet “ne sy” per t’i korregjuar ata, ndryshe do te humbasim edhe “trenat e tjere” e pastaj asnje nuk e di se ne cfare skute mund te na degdise historia”.

REAGIMI I SHEHUT
Publikime te porositura, qe akuzojne BE e Perendimin per “Shqiptaro-fobi”, po qarkullojne ne media!
Nje e pavertete e madhe kjo e fabrikuar qellimisht nga ata qe qeverisin vendin tone dhe qe kane pergjegjesine historike ndaj shqiptareve, per kete deshtim te madh ne mos hapjen e negociatave.
Perhapjen e kesaj genjeshtre ata e kordinojne edhe me te gjitha “errerat” anti Perendimore, qe fryjne sot mbi Ballkanin Perendimoe e Shqiperine, per te na penguar ne rrugen tone europiane e shtyre diku ne Lindje.
Shqiptaret pa asnje dyshim jane populli, qe kane realizuar me shume se kush tjeter ne rruzull nga aspiratat tona ne keto 25 vite; dhe kjo ne radhe te par ne saje mbeshtetjes se pa kufizuar te ShBA, vendeve kryesore te BE, NATO-s, e Perendimit ne terresi.
Per kujtese: Shqiperia u be vend demokratik, antare e NATO e kandidate ne BE; Kosova e pavarur me aspirate europiane e ne NATO; shqiptaret ne Maqedonine e Siperme e Mal te zi jane shtet formuese ne vende demokratike, ne ose per ne NATO, me aspirate BE-ne.
Keto nuk duhet t’i harrojme kurre, ashtu si gjithmone duhet te kuptojme se ne kemi vetem nje te ardhme, ate Europiane e Perendimore.
Nqs Shqiperia e Maqedonia ka vonesa ne procesin e integrimit, nqs Kosova po ecen ngadale ne liberalizimin e vizave, kjo vjen nga keq qeverisjet e problemet e brendeshme tonat dhe jo nga ndonje “fryme anti shqiptare”, qe po te ekzistonte do te pengonte vendimet e me pareshme madhore per Kombin tone.
Le te shohim problemet “ne sy” per t’i korregjuar ata, ndryshe do te humbasim edhe “trenat e tjere” e pastaj asnje nuk e di se ne cfare skute mund te na degdise historia.