Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ‘analizon’ 6 muajt në detyrë të Arta Markut, si e përhershme e përkohshme

526
Sigal

Deputeti i PD-së ‘analizon’ 6 muajt në detyrë të Arta Markut si e përhershme e përkohshme

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka “analizuar” 6 muajt në detyrë të Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme, e përhershme, e përkohshme.  Bylykbashi: Sot u bënë plot 6 muaj, që kur Arta Marku, nën çadër, në mes të tymit, vuri dorën të betohej mbi Kushtetutë si Prokurorë e Përgjithshme e Përkohshme, edhe pse Kushtetuta nuk njeh një PPP. Thanë, që do të qëndronte vetëm një ,apo dy muaj, sa të zgjidhej Këshilli i Lartë i Pro‎kurorisë, por ky këshill as ka ndërmend të zgjidhet për shumë kohë. Dhe pa KLP, nuk ka Prokuror të Përgjithshëm me mandat 5-vjeçar. Opozita propozoi amendament kushtetues, që ta fuste këtë punë në hulli kushtetuese. Por ata në PS, që bënë çorbë reformën në drejtësi, thanë se deri sa të hynte në fuqi amendamenti kushtetues, do të ishte zgjedhur Prokurori, sipas Kushtetutës ndaj nuk duhej. Amendamenti do kishte hyrë dy herë në fuqi, deri më sot, por as KLP nuk kemi, e as Prokuror me mandat kushtues 5 vjeçar nuk kemi. Dhe Arta Marku rri e vështron yjet, me dilemën: Më mirë i Përkohshëm pa afat, apo i Përhershëm me afat 5 vjeçar? Mah, nuk e di, po pyes njëherë Kryeministrin, a i duhem akoma…‎ Ndërkohë trafiqet vazhdojnë, Tahiri është i lirë, hetimet për Habilajt dhe Xhafajt nuk dihet ku janë, ministrat e korruptuar flenë si qengja, Erioni ia jep Teatrin Kombëtar privatit, që të bëjë pallat e ta shesin bashkë dhe Rama qeveris pa atë gjembin, që quhet Gjykatë Kushtetuese. Tranzicion i përhershëm, si gjithmonë.