Deputeti i PD-së akuzon Ramën: Po diskriminon Gjirokastrën, e kthyet si Alepo

627
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu nga foltorja e Kuvendit akuzoi kryeministrin Edi Rama se ky i fundit po diskriminon qarkun e Gjirokastrës, pasi nuk i ka akorduar fonde.
Shehu e pyeti kreun e qeverisë se pse nuk ka investuar jo vetëm në zonën muzeale të qytetit, por edhe në pjesën tjetër të tij. Ai tha se pamjet që vijnë nga Gjirokastra i ngjajnë Alepos.
Mes të tjerash deputeti i PD-së u ndal tek shembja e dherave pranë një pallati 8 katësh në Gjirokastër, ndërsa pyeti Ramën se çfarë masash ka marrë për këtë situatë.
“Ju po diskriminoni Gjirokastrën. Para ca ditësh unë publikova disa foto, a nuk ju duken pamjet me ato të Alepos. Jepini përgjigjen vet nëse po e diskriminoni. Nuk është vetëm pjesa muzeale keq, por shihni çfarë po ndodh? Kodra po rreshket, kalaja po çahet. Ka lëvizje tektonike. Por ça mase keni marrë ju zoti kryeministër? Shkoni në Tepelenë dhe shihni ça ndodh? Ndërpriten dritat për 3 ditë. Ku derdhen ujërat e zeza të Përmetit, Memaliajt? Ky qark po diskriminohet”, tha Tritan Shehu.
Sigal