Deputeti i PD: Rama po e çon vendin drejt përplasjeve të mëdha

640
Ambasadorja e BE-së në Tiranë nuk reagon ndaj arrestimeve policore të mesnatës në Kukës
Është paradoks politik edhe procedimi penal që policia e Shtetit ka bërë kundër dhjetëra qytetarëve pjesëmarrës në protestat paqësore të ditës së enjte të javës së kaluar. Policia e Shtetit është ajo që shkeli edhe Kushtetutën e Shqipërisë, duke kryer vepër penale, derisa arrestoi qytetarë në orën 02 të mesnatës, me metodat e Gestapos naziste, ndërkohë që prokuroria, jo vetëm që nuk hetoi, por në bashkëpunim me policinë e Shtetit falsifikuan edhe orët e arrestimit. 2 ditë pas asaj proteste paqësore, është Policia e Shtetit që padit penalisht qytetarët, madje, padit edhe kryetarët e partive opozitare, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Nard Ndoka. 
Deputeti Tritan Shehu: Kryeministri i çon tensionet politike, drejt pikës “Pa kthim mbrapa”
Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar pas procedimit të deputetëve të opozitës për pjesëmarrje në protestën e Kukës. Deputeti Shehu, haptas thotë që procedimet policore kundër protestuesve paqësorë, janë urdhëresa politike të kryeministrit Rama. Deputeti Shehu shkruan se “urdhri për arrestimet është provokues dhe krijon një precedent ekstremisht të rrezikshëm”. “Z. Kryeministër, ju po i çoni tensionet politike në vend drejt pikës “pa kthim mbrapa”! Urdhri juaj për të proceduar penalisht deputetët, kryebashkiakët e opozitës e qytetarët, është tejet provokues dhe krijon një precedent ekstremisht të rrezikshëm. Kjo nuk ka aspak lidhje me faktin nëse mund të na dënoni apo jo, megjithëse kur regjimet marrin këtë “fytyrë” mund të ndodhë gjithçka, por pak rëndësi ka kjo. Të kërkosh të dënosh të zgjedhurit e popullit, vetëm se morën pjesë në disa protesta paqësore popullore me motive krejt të drejta e njerëzore, kalon çdo kufi. Nuk është vetëm e drejta, por dhe detyra e deputetit të ndjekë elektoratin, të jetë me ata, t’i dëgjojë ata, të asistojë sa më shumë në grumbullimet e tyre, kjo edhe për të influencuar në evitimin e më të keqes. Ky është e ka qenë një parimi i im i pa lëkundur, edhe kur është protestuar kundër qeverisë sime, duke tentuar të qetësoj njerëzit, të dialogoj me ata, qoftë edhe duke rrezikuar seriozisht jetën time. Në fakt ju vetë duhej të na e kërkonit ne të zgjedhurve, për të qenë pranë elektoratit; nëse në Kukës do ishin edhe deputetët atë ditë, disa gjëra ndoshta do te ishin evituar. Kam një pyetje për ju Z. Kryeministër, ku e keni parë këtë model sjelljeje me deputetët e njerëzit, këtë penalizim masiv? Në vendet demokratike jo- në fakt po tejkaloni edhe ato diktatoriale, apo neodiktatoriale të sotme, edhe modelet tuaja aty. Si mendoni se do të influencojë një gjë e tillë për rrugën tonë evropiane? Të tilla veprime nuk janë shakara e as lojëra fëmijësh! Unë që po ju shkruaj këto radhë jam një politikan që beson, se politika është “arti i kompromisit dhe jo gjeneratori i përplasjes”, por fatkeqësisht ju kështu po e çoni vendin drejt përplasjeve të mëdha.
Sigal