Deputeti i PD për “Daily Mail”: Infrastruktura e drogës shërben dhe për…

621
Pas artikullit për shqiptarët që udhëtojnë drejt Britanisë ilegalisht, ‘Daily Mail’ vjen me një tjetër dëshmi për këtë fenomen. Ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili ka folur për prestigjiozen britanike, ndërsa nënvizoi faktin se infrastruktura e drogës shërben dhe për trafikun e fëmijëve dhe qenieve njerëzore.
Ndërkohë Salianji tha se shqiptarët të ikin për të paguar borxhet e tyre të mëdha. “Këto banda jo vetëm që do të përfitojnë para nga familja, por do t’i përdorin fëmijët e tyre në rrugë për të qenë pjesë e aktivitetit të tyre kriminal, të drogës po ashtu dhe aktiviteteve të paligjshme”, u shpreh Salianji.
Agjencia Kombëtare e Krimit paralajmëroi më herët se bandat shqiptare kanë krijuar një ndikim të profilit të lartë në krimin e organizuar, me ‘kontroll të konsiderueshëm’ në të gjithë tregun e drogës në Mbretërinë e Bashkuar. Kathryn Holloway, komisari i policisë dhe krimit në Bedfordshire, pohoi se ‘brutaliteti absolut’ i bandave i bëri ata ‘më të pamëshirshmit që Britania e Madhe ka parë ndonjëherë’.
Sigal