Deputeti i PD: Pa u dënuar Tahiri dhe kriminelët që mbështetin qeverinë, Rama s’mund të bëjë drejtësi

647
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka akuzuar sërish kryeministrin Rama se po tenton të kapë organet e reja të drejtësisë, KLGJ dhe KLP. Në një deklaratë për mediat, në nisje të mbledhjes së nënkomisioneve për këto dy organe të reja, deputeti i PD tha se Rama me veprimet e tij po tenton të mbrojë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
“Në vend që të dorëzojë në ekstradim kriminelë të kërkuar për trafik droge, ai i liron me vendim gjykate. Ndërkohë që personat që janë në hetim për çështjen e rëndësishme Habilaj, atë e transferon në Itali vetëm që të mbyllë çështjen Tahiri-Habilaj.

Rama po bën çmos që nëpërmjet bllokimit të reformës në drejtësi, KLP dhe KLGJ, të mbrojë Tahirin, pasi përmes tij mbron veten e tij. Pa u dënuar Tahiri dhe kriminelë të tjerë që mbështetin këtë qeveri, Rama nuk mund të bëjë drejtësi”, tha deputeti Bylykbashi.
Në mbyllje të fjalës së tij, deputeti demokrat tha se PD nuk do ta lejojë kapjen e sistemit të drejtësisë.
Sigal