Deputeti i PD: Gruas” së Bilal Shehut i kanë gjetur “nën fustan” GUNVOR-in, një kompani ruse

670
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, lidhur me akuzat për lobimin e rusëve në zgjedhje. Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Strazimiri shkruan se gruas së Bilal Shehut i kanë gjetur “nën fustan” GUNVOR-in, një kompani ruse. Bilal Shehu është personi që u komentua se pagoi 80 mijë USD për foton e Ramës me Obamën, duke mashtruar qeverinë amerikane për burimin e parave. ““Gruas” së Bilalit i kanë gjetur “nën fustan” GUNVOR-in dhe do të na bëjë të besojmë se “nuk është ashtu siç duket”…”, shkruan deputeti i PD-së.
Sigal