Deputeti i PD: E vërteta e dokumenteve ‘sekrete’ që disponoja në Këshillin e Mandateve

496
Anëtari Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, deputeti i PD Gent Strazimiri ka përgënjeshtruar deklaratat e deputetëve socialist, Ulsi Mnaja dhe Vasilika Hysi se ai kishte dosje sekrete të Prokurorisë së krimeve të Rënda për çështjen Tahiri.
Përmes një statusi në Facebook Gent Strazimiri tha se ato që socialistët i cilësuan si dokumente sekrete në fakt është dosja e Prokurorisë së Katanias e bërë publike nga Kryetari i PD, Lulzim Basha.

Statusi i Strazimirit: 
Statusi i plotë
Dështon operacioni “Griselda 2”!
Më poshtë keni “dokumentat sekrete” që disponoja “ekskluzivisht” në mbledhjen e Komisionit te Rregullores dhe Mandateve!
Prokuroria nuk I ka akoma, unë po! Unë dhe të paktën 1.234.571 individë të tjerë!
Administratorët e faqes më thonë se 48 orët e para ky material ka patur 1.234.571 lexues!
Janë 1.234.571 NJERËZ TË LIRË, që nuk janë demokratë por që duan TË VËRTETËN dhe përbuzin spërdredhjet e bandës që kërkon t’i bëjë për budallenj, duke përdorur deputetë shumëpërdorimësh…
Sigal