Deputeti i PD: Dëmtohen 4 ura në Përmet, fëmijët nuk shkojnë në shkollë

613
Përmes një statusi në Facebook, deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se si pasojë e dëmtimeve të 4 urave në Përmet, fëmijët nuk shkojnë dot në shkollë.
Shehu është informuar sot nga Kryetari i Bashkisë së Përmetit, Niko Shupuli se ka dëmtime të 4 urave pasarele mbi Vjosë. Ato lidhin fshatrat Bual, Carcovë e Siperme, Kutal, Zhepa dhe dëmtimi i tyre pengon vajtjen në shkollë të fëmijëve të këtyre fshatrave.
“Ka bllokime gjithashtu te fshatrave të Frashërit nga dëmtime serioze të rrugës. Dëmtimi i sistemit të pompimit të ujit të pijshëm të Përmetit, ka vënë në vështirësi për këtë furnizim esencial qytetin.

Po kështu sistemi i ujit të pijshëm është dëmtuar edhe në disa fshatra të tjerë.”- thote Tritan Shehu në një status ne Facebook. Ai tha se kërkohet ndërhyrje e shpejta dhe dinamike nga strukturat shtetërore.
Sigal