Deputeti i PD bën bilancin e protestës dhe ironizon masat e policisë: Maskat kundër-gaz i kishin varur si…

570
Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka reaguar në përfundim të protestës së opozitës, ndaj masave të shtuara të policisë. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ia komenton zinxhirin e oficerëve të sigurisë dhe policisë të rreshtuar në Bulevard, teksa nuk përmban batutat e forta për maskat kundër-gaz.

“”Fatmirët” dhe oficerët e Sigurimit që rreshtonin policët sot në Bulevard, ishin pjesa më zbavitëse e kësaj dite të mrekullueshme, veçanërisht me maskat “kundër-gaz” që i kishin varur si brekë…

P.S. më duket se po kërkojnë “play off” të “ndeshjes” 1990-1991

NE gati jemi…!!! Rast i mirë për të ndreq gabimet e asaj here…! Vendi i takimit dihet, ditën dhe orën e caktojmë kollaj”, shkruan deputeti i PD.
27072976_1703601029697652_5655584555734887947_n