Deputeti i LSI thirrje Kuvendit: Të futet në rend dite projektligji për statusin e minatorit

464
Gjatë një deklarate për mediat, deputeti i LSI, Përparim Spahiu i ka bërë thirrje Kuvendit që të fusë në rend dite propozimin e LSI për statusin e minatorit. Spahiu tha se gjatë mbledhjes së grupit të LSI është kërkuar edhe heqja e TVSH për produktet e shportës.
“LSI kërkoi që të hiqej TVSH për produktet e shportës gjatë mbledhjes së grupit. Në mbledhje grupi ne diskutimin edhe për propozimin për pr.ligjin për statusin e minatorit për të cilën pritej një përgjigje zyrtare nga qeveria dhe nuk e kemi. I bëjmë thirrje Kuvendit të fusë në rend dite këtë projektligjin. Qeveria i do këta njerëz të varfër”-tha deputeti i LSI Përparim Spahiu.
Sigal