Deputeti i LSI denoncon: Skandal i padëgjuar, administrata e Kuvendit i shërben vetëm deputetëve të PS

597
Sigal

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka denoncuar veprimet e administratës së Kuvendit. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Vasili thotë se administrata e Kuvendit të Shqipërisë i shërben vetën deputetëve socialistë.

Sakaq, deputeti i LSI thotë se ministrrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nga ana tjetër, për të vizituar jetimoret apo azilet, njofton vetëm deputetët socialistë dhe jo ata të forcave të tjera politike.

POSTIMII I PLOTE
Për administratën e z. Gramoz Ruçi dhe për ministren Manastirliu ka vetëm deputetë socialiste. Parlamenti për këta ka vetëm 74 deputetë.

Skandal i padëgjuar, administrata e Kuvendit të Shqipërisë, tanimë e revolucionarizuar, është në shërbim të plotë vetëm të grupit të deputetëve socialistë dhe është thjesht një zgjatim i tij.

Ndërsa ministrja Manastirliu nuk e di që Parlamenti ka 140 deputetë dhe institucionet nuk janë pronë e Kryeministrit dhe e socialistëve, por e popullit shqiptar.

Në mënyrë të turpshme Manastirliu njofton për të vizituar së bashku me të jetimoret, azilet, etj; vetëm deputetët socialistë, Gramoz Ruçin dhe Vasilika Hysin, por nuk njofton dot as nënkryetarin tjetër të Kuvendit, z. Edi Paloka dhe as deputetët e tjerë të Kuvendit, sepse ata janë armiq.

Dashurinë e pakufishme për kryeministrin dhe partinë ka plot forma për ta treguar, kjo që bëjnë është vetëm shëmti politike dhe morale.

Ky është drejtimi i ri i Kuvendit të Shqipërisë, pra thjesht një zgjatim, rudiment i Kryeministrisë.
Sa turp për shkollëpakun, që i uli deri në këtë nivel dhe që gjoja kërkon dialog me opozitën.
Lexojeni emailin vetë dhe po ju kursej komentet e mëtejshme.