Deputeti i AFD: Shqipëria, probleme me kriminalitetin e drogën

169

Bundestagu gjerman ka nisur seancën plenare ku do të vendoset edhe fati i negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nëse për shtetin fqinj pritet çelja e negociatave, sa i përket Shqipërisë situata duket e zymtë.

Gjatë fjalës së tij, një prej deputetëve të AFD, është shprehur se, vendi ynë ka probleme me kriminalitetin dhe drogën.

Gjithashtu ai i kërkoi Shqipërisë të tregojë rezultate konkrete me reformën në drejtësi.

Ndërsa deputeti i CDU/CSU, Florian Hahn është shprehur qartë dhe shkurt: “Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë”.

Një ditë më parë, CDU/CSU dhe SPD i kërkuan qeverisë federale çeljen e negociatave me kushte me Shqipërinë.