Deputeti holandez i mbyll gojën Ballës së Rilindjes: Na shqetëson cilësia, jo sasia e kriminelëve

514
Sigal

Gjatë seancës dëgjimore të deputetëve shqiptarë me homologët holandezë në Hagë, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, duke adresuar shqetësimin për rritjen e kriminalitetit shqiptar në Holandë, kërkoi që policia vendase të bashkëpunojë duke dhënë emrat dhe vendet ku ata ushtrojnë aktivitetin.

Sipas Ballës, Shqipëria po bëhet një ndër vendet më të rrepta nga procedurat për të ndaluar pastrimin e parave. “E kanë më të lehtë ta bëjnë në Itali, sesa te ne”, u shpreh Balla.

“Lexova shkrimin e medias tuaj për shqiptarin te grupi i drogës që u kap. E quajtën të gjithë grupin e marokenëve shqiptar. Kur kishit çështjen e vizave, lexuam raportin për kriminalitetin. Keni më shumë kriminelë belgë e të kombësive të tjera”.

Por e menjëhershme ka qenë përgjigjia e deputetit holandez se shqetësim për Holandën është cilësia dhe jo sasia e kriminelëve: “Nuk jemi shumë te shqetësuar nga sasia e kriminelëve këtu, por cilësia. Për pak vite, shqiptarët janë kthyer në lider të kriminalitetit këtu. Qeveria jonë thotë se bashkëpunimi me Shqipërinë për  kapjen e tyre është shumë i mirë. Miqtë duhet t’i thonë të vërtetat në sy. Unë kam votuar rezolutën”.