Deputeti Halim Kosova: Mirënjohje të përjetshme popullit amerikan dhe SHBA-së

548
Ish-Drejtori i Spitalit Universitar Obsetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, Halim Kosova i dërgon një urim të veçantë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me rastin e 241 vjetorit të Pavarësisë. Përmes një video të publikuar në rrjetin social facebook, Kosova flet për mbështetjen e madhe dhe të pakursyer që SHBA dhe USAID kanë dhënë për spitalin ku ai ka dhënë kontributin e tij personal në rimëkëmbjen e çdo sektori. “Që në fillimet e tij Spitali Universitar Obsetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, ngrihej si një ndërtesë madhështore në fund të Bulevardit kryesor të Tinaës. Vitet 90 e gjetën të lodhur, rraskapitur, duke mos pasur mundësi t’u ofronte fëmijëve të porsalindur as kushtet më minilame. Ishte periudha më e rëndë e spitalit, pa ujë, drita, sapun vegla, por mbi të gjitha me shpresën e humbur për të ardhmen. Kjo situatë nuk u pranua nga stafi. Kontributin më të rëndësishëm në këtë ndryshim dhe rimëkëmbje të madhe e kanë dhënë USAID dhe Ambasada Amerikane. Sot me rastin e 241 vjetorit të Pavarësisë së SHBA dëshirojë të rikujtoj dhe njëherë kontributin e madh që ka dhënë ky vend mik për spitalin tonë. Reparti i parë ishte ai i fëmijëve të braktisur apo siç quhet rëndom reparti i izolimit. Mbështetja e SHBA-së ka qenë e vazhdueshme. Ky repart tashmë quhet “Djepi i engjëjve” dhe ka një ndryshim rrënjësor falë ndihmës së SHBA-aë. Një tjetër ndryshim i erdhi këtij spitali dhe ishte rikonstruksioni i një ndërtese të vjetër duke e shndërruar laboratorin qendror e këtij spitali. Për herë të parë ngrihet qendra e mirëqenies shëndetit të gruas në shtator 2000. Në këtë qendër në një dhomë të vetëm i ofroheshin gruas të gjitha shërbimet. Në 2001 u shndërruan rrënjësisht ambientet e administratës. Në 2002, u investua në laboratorin e listo-patologjisë . Për herë të parë nisi diagnostikimi i sëmundjeve përmes pap-testit. Në 1 qershor 2005 u rindërtuan disa ambiente të tjera pranë repartit “Djepi i engjëjve”. Në vitin 2006 bashkëpunimi mes spitalit tonë me donatorë të ndryshëm në Amerikë vazhdoi. U krijuan ambiente edhe për edukatën shëndetësore të nënës. Gjatë vizitës së Laura Bush në qershor 2007 pata rastin ta falënderoja drejtpërsëdrejti atë për ndihmën që dhanë. Projekti vazhdoi deri në vitin 2010. Ai përfundoi në 2013. Ishte një mbështetje e reformës në mjekësi. Ndaj sot në këtë përvjetor, i dërgojmë urimet më të mira duke i siguruar se do të jemi përherë mirënjohës për atë çfarë kanë bërë për vendin tonë”, shkruan Deputeti Halim Kosova.
Sigal