Deputeti gjerman Florian Hahn anulon vizitën në Tiranë, pas dorëheqjes së Tahirit

116
Deputeti gjerman Florian Hahn anuloi vizitën e tij të djeshme në Tiranë. Kjo ndodhi pasi deputeti Saimir Tahiri deklaroi për dorëheqjen e mandatit të tij si deputet. Vizita e deputetit gjerman Florian Hahn në Tiranë kishte mision të vetëm vetëm rritjen e presionit politik mbi maxhorancën, për të çuar në drejtësi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Më herët ishte parashikuar që zyrtari gjerman do të takohej me kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla si dhe me kreun e PD, Lulzim Basha.