Deputeti demokrat nxjerr videon: Rama futi në sallën e Parlamentit badigardët e armatosur

635
Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka denoncuar futjen në sallën e seancave plenare të truprojës së kryeministrit Rama. Sipas tij, kreu i qeverisë “dhunoi parlamentarizmin duke futur në sallë bodyguardët e tij të armatosur përballë opozitës”. “Dhunohet me armë Kuvendi i Shqipërisë! Pasi dhunoi me oratori fekale popullin, sot në Sallën e Seancave Plenare, Edvin Rama dhunoi parlamentarizmin duke futur në sallë bodyguardët e tij të armatosur përballë opozitës!!! KURRË asnjë Kryeministër më parë, sado frikë të ketë pasur nuk e ka shkelur këtë kanun të parlamentarizmit! Gramoz Ruçi është përgjegjës dhe bashkëfajtor në këtë skenar të fëlliqur model “shtator ’97”!”, shkruan deputeti demokrat, teksa publikon edhe videon nga tensionet në sallën e Parlamentit.
Sigal