Deputeti Dashamir Shehi: Opozita ia vlen të vetësakrifikohet duke djegur mandatet, që Evropa të kuptojë të keqen në Shqipëri

440
Sigal

Deputeti Shehi: Ia vlen djegia e mandateve që Evropa ta kuptojë që po ndodh diçka e keqe

Deputeti i Opozitës Dashamir Shehi është shprehur së fundmi, se opozita duhet të djegë mandatet në parlament që Evropa të kuptojë se në vendin tonë po ndodh diçka shumë e keqe.

“Ia vlen edhe djegia e mandateve për hir të kësaj gjëje, një pjesë e politikës ia vlen të vetësakrifikohet që t’i kujtojmë Evropës se këtu po ndodh diçka thellësisht e keqe. Ne nuk kthehemi në parlament. Kemi shumë respekt për Brukselin, por për këtë thirrje patetike…Ne gjykojmë që vendosmëria jonë do t’ia dalë t’ia bëjë të qartë edhe Brukselit se cilat janë problemet reale të Shqipërisë se shpesh herë nuk e kuptojnë”, tha kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi.  Vetëm pas plotësimit të dy kushteve thotë Shehi, Brukseli do ta shohë opozitën në institucione. “Duam ligj për Vettingun në politikë dhe dekriminalizimin e zgjedhjeve që po vijnë. Kjo do ta bëjë të mundur rikthimin e opozitës në Kuvend. Nëse këtu nuk ka ndryshuar asgjë, as ndryshimi ynë nuk ka pse të ndryshojë.”, tha deputeti Shehi.