Deputeti Dashamir Kamberi, vërsul privatisht institucionet, kundër Orgen Hasanbegait

873
Një grup mbështetësish të Kandidatit të Pavarur Orgen Hasanbega, i cili kandidon për kryetar në bashkinë e re të Memaliajt, i janë drejtuar me një ankesë redaksisë së gazetës “Telegraf”, nëpërmjet të cilës denoncojnë skandalin e rëndë zgjedhor, që ka për autor deputetin e pa votuar në listën e 23 qershorit 2013, por të emëruar deputet me listën e dytë të “Rilindjes” të Tepelenës, Dashamir Kamberin. Sipas denoncimit të bërë nga banorë të 6 zonave që përbëjnë bashkinë e Memaliajt, deputeti Kamberi, në vend të merret me funksionin si deputet për të dhënë alarmin në parlament për varfërinë ekstreme që ka kapur “për fyti” banorët e kësaj zone, në vend që të “shkulë” parlamentin me kërkesën për të zgjidhur problemet jetike të banorëve, po përdor po ushtron presion mbi banorët në Memaliaj, Memaliaj-Fshat, Buz, Krahës, Luftinjë, Qesarat, për të mos votuar kandidatin e pavarur Orgen Hasanbega. 
Gjithashtu, ky deputet vazhdon të ushtrojë aktivitetin antikushtetues, duke kërcënuar publikisht nëpër takime punonjësit e shtetit, se do të largohen nga puna, nëse guxojnë të votojnë për kandidatin e piketuar si “armik” dhe rrezik potencial votash, përballë kandidatëve të tjerë e sidomos përballë kandidatit të “klonuar” e të importuar prej tij, Durim Roshi, ish kryetar bashkie në Memaliaj në vitet 2003-2007, kur Memaliaj u tjetërsua në geto social ekonomike dhe bashkia u kthye në rezidencë vjedhjesh e abuzimesh me fondet publike. Gazeta “Telegraf” për të qenë e hapur dhe korrekte në qëndrimin e saj të informimit, verifikoi denoncimin e mbështetësve të kandidatit të pavarur Orgen Hasanbega dhe konstatoi me prova shkresore zyrtare, me dëshmi të regjistruara të banorëve të zonës dhe me deklarime të disa drejtuesve të institucioneve shtetërore, të cilët me urdhër e presion nga deputeti kanë vendosur gjoba mbi bizneset familjare të kandidatit të pavarur Hasanbega. Ky sulm po vazhdon. Institucione si AKU e INUK kanë qenë “”xhandarët” e parë që kanë zbatuar urdhrin e deputetit Kamberi kundër pronës dhe aktivitetit të familjarëve të kandidatit Hasanbega, ku gjoba e parë është vendosur nga AKU rajonale me 12 milion lekë gjobë për… ujin!
Pas AKU, presion ka bërë INUK, duke sajuar motive kontrolli, që nuk kanë asnjë lidhje me pronësinë e “Hasanbegëve”, por vetëm me kandidimin si i pavarur, të njërit prej djemve të kësaj familjeje të nderuar në zonën e Krahësit. Kujtojmë, që kandidati i pavarur për bashkinë Memaliaj, Orgen Hasanbega, është një nga kontribuesit e fuqishëm për fitoren e PS dhe të majtës në Tepelenë, është ikona e patritoizmit që ka mbrojtur Flamurin dhe Çështjen Kombëtare përballë diversionit shovinist grek në jug të Shqipërisë. Edhe pse i përzgjedhur nga organizatat socialiste në zonën e bashkisë së re të Memaliajt për të kandiduar si kryetar bashkie, sipas denoncimit të banorëve të zonës, ai u spostua prej pazareve të bëra, duke desantuar një kandidat të tjetër, i cili u refuzua plotësisht nga strukturat e PS në Memaliaj, mbasi ai nuk është banor i Memaliajt, mbasi në vitet 2003-2007 kur ka qenë kryetar i bashkisë së Memaliajt, ka krijuar modelin më të keq të qeverisjes lokale të PS.
Sigal