Deputeti Çuçi: PS është e hapur për ndryshimin e sistemit zgjedhor

781
Bledi Cuci, duke folur gjate nje mbledhje te Keshillit te Mandateve dhe Rregulloreve i cili eshte mbledhur per te shqyrtuar kerkesen e Prokurorise se Krimeve te Renda per heqjen e imunitetit dhe dhenien e autorizimit per arrestimin e ish ministri i Brendshem, Saimir Tahiri./r/n/r/nLawmaker Bledi Cuci, speaks during the meeting of the Parliamentary Committee on Mandates and Regulations which is due to review the Prosecution's request to remove the immunity of former Interior Minister Saimir Tahiri and authorize his arrest.
Sigal

Disa nga përfaqësuesit e partive të vogla, që ishin të pranishëm në tryezën e djeshme me diplomatë dhe teknicienë të Reformës Zgjedhore, shprehën pakënaqësitë me mënyrën sesi dy partitë e mëdha, jo vetëm PS-ja, e menaxhojnë procesin zgjedhor në dëm të tyre. Bashkëkryetari i Komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, Bledi Çuçi i është përgjigjur kërkesës së partive që kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor. Depolitizimi i administratës zgjedhore dhe i komisioneve ditën e votimit është parësore. Partitë e vogla do të kenë gjithmonë kërkesa, ato janë të mirëpritura. Shqetësimi i opozitës dhe jo vetëm, por edhe i opinionit publik është largimi i njerëzve që kanë një të shkuar kriminale, ose një të shkuar të errët në përfaqësim, qoftë në pushtetin vendor, ashtu dhe në atë qendror. Një nga mekanizmat, ka qenë ligji për dekriminalizimin, të cilin e kemi miratuar dhe që është një filtër shumë i fortë, gati-gati i paprecedentë në rajon dhe në Evropë, sa i përket pastërtisë së figurave të njerëzve që garojnë për institucione dhe organe kushtetuese. Sa i përket sistemit zgjedhor, a është shumica parlamentare dakord që t’i ikim këtij sistemi, i cili ka prodhuar njëlloj përfaqësimi jodinjitoz, qoftë në nivel qendror ashtu dhe në atë lokal? Nga njëra anë, ne themi që duhet t’u presim rrugën njerëzve që hyjnë me dhunë në jetën publike, por dhuna mund të jetë financiare, fizike apo e çfarëdolloj forme. Ky është një shqetësim i vërtetë dhe unë e ndaj me të gjithë. Ndërsa nga ana tjetër themi, që të krijojmë një sistem, i cili iu hap rrugën pikërisht këtyre elementëve që duan të hyjnë me dhunë në jetën publike shqiptare. Unë mendoj që sistemi proporcional është i mirë. Pavarësisht kësaj, ne jemi të hapur si forcë politike për ta diskutuar edhe ndryshimin e sistemit, por ky është një ndryshim i madh. Gjithashtu, të mos harrojmë se nuk ekziston një sistem që mund të zgjidhë të gjitha hallet dhe që mund të garantojë të gjitha përmasat e demokracisë dhe filozofisë së përfaqësimit. Ama, në momente të caktuara, ka sisteme të caktuara që përshtaten më mirë me atë moment ku ndodhet shoqëria në fjalë”, deklaroi deputeti Çuçi.