Deputeti Braimllari: Si më kërcënoi Vasilika Hysi “Babai yt gjyqtar do të ketë pasoja”. Akuzat dhe incidenti

574
Braimllari: Vasilika Hysi më kërcëoi: “Babai yt gjyqtar do të ketë pasoja”
Një tjetër deklaratë pas asaj të kryetares së LSI-së, pas përfundimit të mbledhjes së Byrosë, ishte edhe ajo e bërë nga deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari. Para byrosë ai ripërsëriti edhe një herë qëndrimin e tij për papranueshmërinë e shkeljes së Kushtetutës. Ndërkohë lëshoi akuza edhe ndaj deputetes Vasilika Hysi, pasi sipas tij, deputetja i ka bërë presion. Sipas Braimllarit deputetja Hysi i ka bërë presion me babanë e tij. “Zonja Hysi më përmendi emrin e një gjyqtari sikur ai të ishte babai im dhe më ushtroi presion dhe ç’pasoja do të kishte ky njeri. Ndërkohë babai im nuk është gjyqtar, ka një profesion krejt tjetër. Kjo tregon qartë atë çka përfaqësonte ajo seancë”, u shpreh Braimllari. Më tej Braimllari ka shtuar, se dhuna ndaj deputetes Kejdi Mehmetaj ishte e patolerueshme. “Deputeti Bujar Çela ka përdorur një fjalor jashtëzakonisht të turpshëm për deputeten Mehmetaj, më vjen turp mua si mashkull t’i them ato fjalë. Është e turpshme ajo që bëri deputeti Çelaj, që ushtroi dhunë ndaj deputetes Mehmetaj!”, tha ai.
Sigal