Deputeti Braimllari: Rama ka degraduar policinë e shtetit

499
Sigal

Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari ka reaguar për reagimin e ministrit të Brendshëm Lleshi ndaj abuzimit seksual të komisarit të policisë së Shtetit në Malësinë e Madhe, duke bërë përgjegjës kryeministrin Rama, i cili me politikat e tij ka degraduar Policinë e Shtetit. Deputeti Brahimllari shkruan: “Ku e ka degraduar Edi Rama policinë e shtetit, njerëz me rekorde kriminale, pedofilët i emëron në polici pasi i përdor për fushatë elektorale. Ministri i Brendshëm duhet urgjentisht të japë dorëheqjen. Vetë ka deklaruar që “Nëse shikoni një polic te dehur ai jam unë”. Sot kemi parë një polic që ngacmon seksualisht një të mitur dhe një komisariat i tërë nuk merr përsipër denoncimin e familjes së vajzës. Sot duhet te shkarkohet i gjithë komisariati dhe Ministri i Brendshëm duhet të japë dorëheqjen.