Deputeti Brahimllari: Qeveria grabit banorët

515
Sigal

Banorët e “Unazës së Re” kanë protestuar edhe mbrëmjen e djeshme kundër projektit të “Unazës së Madhe”. Edhe në Krishtlindje banorët e kësaj zone nuk tërhiqen nga qëndresa e tyre. Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, nga protesta tha se kryeministri Edi Rama po grabit qindra miliona dollarë, ndërsa qytetarët nuk kanë mundësi të sigurojnë bukën e gojës. “Solidaritet me banorët e “Unazës së Re”. Banorët e “Unazës se Re” janë në të drejtën e tyre. Të gjithë duhet të sakrifikojmë në mbrojtje të së drejtës së çdo qytetari. U provua vjedhja e Edi Ramës tek “Unaza e Re”. Edi Rama mbush xhepat, ndërkohë qytetarët zhyten në varfëri. Edi Rama i bën dhuratë vetes së tij për Vitin e Ri qindra miliona euro, ndërsa qytetarët nuk kanë mundësi të sigurojnë bukën e gojës. Edi Rama grabiti studentët, ndërsa oligarkët ndajnë me Edi Ramën qindra miliona euro”,- u shpreh Braimllari nga protesta.