Deputeti Alibeaj: Parlamenti nuk ekziston, jemi pa gjyjakata, pa rend kushtetues. PS nuk pranon vettngun në politikë

573
Sigal

Petraq BARJAMI

Opozita e bashkuar ka dorëzuar në Kuvend nismën e saj ligjore për të kryer vetingun edhe në politikë. Madje, kryeministri Rama, qysh në fillim e pranoi propozimin e Opozitës, duke deklaruar se vetingu le të fillojë nga ai, si kryeministër, nga Presidenti i Republikës, nga kryetari i Parlamentit. Mirëpo, PS, në kundërshtim të plotë me deklaratën publike të kryeministrit, deklaroi të hënën se PS nuk e pranon nismën kushtetuese të opozitës për vetingun në politikë, sepse këtë veting do ta bëjë SPAK (prokuroria speciale, që duhet të ishte krijuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit), pasi të përfundojë edhe vetingu i Gjyqësorit. Këtë qëndrim e shprehu kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla të hënën dhe si edhe deputetja Vasilika Hysi, nënkryetare e Kuvendit.

Deputeti Alibeaj: Sistemit kushtetues i mungon balancimi i pushteteve

Opozita vazhdon të punojë që të jetësohet nisma e saj kushtetuese për të kryer vetingun në politikë. Opozita, akoma nuk ka qartësuar mekanizmin e bërjes së vetingut në politikë, duke pranuar se ky mekanizëm do të saktësohet, pasi të miratohet ligji në parlament. Opozita që në fillim ka qartësuar se vetingu në politikë do të jetë i ndarë nga përgjegjësia penale, të cilën do ta hetojnë dhe gjykojnë organet e Gjyqësorit. Opozita e bashkuar ka ngritur edhe grupet e punës, të ndara sipas drejtimeve të vetingut në politikë. Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj në përfundim të mbledhjes së grupit të punës për vetingun në politikë, tha se në këtë mbledhje të parë qëllimi ishte çlirimi i kapjes politike të drejtësisë. Deputeti Alibeaj u shpreh se 46 vite më parë nga viti ’90 pasi sistemit kushtetues i mungon balancimi i pushtetit. Jemi pa gjykatë kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, pa KLP, pa KLGJ, pa SPAK, pa BKH dhe mbi të gjitha pa mundësinë e kontrollit nëpërmjet sistemit të drejtësisë, pushtetit. Dhe e fundit në mungesë totale të dhënies së shërbimit të drejtësisë ndaj qytetarëve. Është mungesa totale e kontrollit të pushtetit prej pushtetit gjyqësor që ka detyruar grupin e punës së hedhjes së vetingut në politikë. Sot jemi kthyer 46 vite më parë nga viti ’90, me një sistem kushtetues dhe qeverisës të cilit i mungon elementi bazë, ndarja dhe balancimi i pushtetit. Ku ai gjyqësori duhet të kontrollojë legjislativin dhe qeverinë. Në fakt sot nuk ekziston. Ky parlament nuk ekziston më, dhe sistemi gjyqësor nuk ekziston më për shkak të asaj që quhet reforma në drejtësi, sot ka një qeveri dhe një kryeministër, i vetmi. Kjo është situata dramatike që na rezultoi në përfundim të mbledhjes. Kjo situatë kërkon zgjidhje, sepse ajo që po ndodh me reformën në drejtësi nuk është vetëm kapja politike, por kapja politike nga një mazhorancë që ka futur në sqetullën e vet, në mos është njësuar me krimin. E rëndë si situatë. Ajo që diskutuam është gjetja e zgjidhjeve. Gjetja e zgjidhjeve shkojnë paralelisht edhe me gjetjen e zgjedhjeve edhe për rastin e vetingut në politik, edhe me sistemin e çlirimit të ekonomisë edhe sigurisht me sistemin zgjedhor. Nuk ka garanci as për politikë dhe asnjë shërbim ndaj publikut.

Spiropoali: Vetingun e politikës ta bëjë drejtësia e pavarur

Nënkryetarja e Grupit Parlamentar të PS Elisa Spiropali, dje e kundërshtoi vetingun në politikë, sepse këtë veting do ta bëjë drejtësia e pavarur.

“PD-në e ka kapur frika nga Vetingu, nga SPAK-u dhe BKH dhe tani dalin me një propozim, që në fakt nuk bën asgjë tjetër veçse minon Reformën në Drejtësi, SPAK-un, BKH dhe Vetingun që ato do të bëjnë. Ne duam Veting dhe jemi të hapur për të biseduar, por një Veting për të qenë. Ata thonë hajde votojmë diçka që vetë thonë se nuk është gati. E që për më tepër, propozimi i tyre është hap pas. Propozimi i tyre është të marrësh Reformën në Drejtësi dhe ta grisësh. Luli mund të ketë frikë nga SPAK-u e BKH, por kjo nuk është arsye qe ne t’i vëmë shkelmin Vetingut, që njësoj, siç po pastron drejtësinë nga të korruptuarit e të paaftët, do pastrojë edhe politikën”- tha Spiropali.

PD: Edi Rama dhe PS nuk e duan vetingun, po e refuzojnë!

PD-ja ka akuzuar qeverinë se nuk e do vetingun dhe po e refuzon. Deputeti Salianji tha se vetingu në politikë ecën paralelisht me vetingun në drejtësi dhe nuk e shmang. Sipas tij nuk ka negociata maxhorancë-opozitë. Pas depozitimit të projektligjit për ndryshime për të bërë të mundur vetingun e politikanëve Rama dhe PS po e refuzon. Ne e kemi depozituar në parlament një projektligji për vetingun për funksionarët e lartë që kanë lidhje me krimin. Propaganda që bëhet nga PS dhe Rama është për t’iu shmangur vetingut të politikanëve. Vetingu ecën paralel me vetingun në drejtësi, nuk e shmang. Edhe sot nuk ndalohet që SPAK-u apo prokuroria e posaçme të hetojë funksionarë por vullneti politik i kryeministrit. Ne jemi duke e detajuar në mënyrë të plotë platformën për largimin e personave të inkriminuar.