Deputetët morën makina pa doganë në 2016, ‘shfajësohet’ Halimi: Si qëndron e vërteta

542
Pas një lajmi ku qarkulloi sot në media lidhur me disa deputetë dhe ish-deputetë që kanë marrë autorizim nga organet e Kuvendit, për të futur mjete në pikat kufitare, pa paguar detyrime doganore, ka reaguar njëri prej atyre që gjendeshin në listë, Eduard Halimi.
Në një status në faqen e tij të ‘Facebook’, Halimi theksoi se pavarësisht vërtetimit të lëshuar nga Kuvendi në 2016-ën, ai nuk e kishte shfrytëzuar këtë privilegj.
MESAZHI I HALIMIT
Ne media eshte shperndare nje lajm ku permendet emri im si nje nga deputetet qe kam periftuar nga privilegjet e ligjit “Per statusin e deputetit* gjate vitit 2016. Pavarsisht vertetimeve te leshuara nga zyrat e kuvendit mbi kete te drejte ligjore te deputeteve, perfshi dhe mua, cmoj te bej te ditur te verteten se gjate mandatit te kaluar une nuk e kam shfrytezuar kete privilegj. E rendesishme e verteta gjithmone. Ju faleminderit
Sigal