Deputetët i nxjerrin të palarat njeri – tjetrit, mbi moralin, kriminelët, bizhutë e floririt dhe makinat e luksit

762
Sigal

Salianji: Ti Spiropali mbron kriminelët dhe bredh me varëse dhe unaza floriri, me çantë 2-3 mijë euroshe

Vettingu i politikanëve bëhet edhe publikisht, nga vetë deputetët, teksa akuzojnë njëri – tjetrin për pasuri të merituar, pasuri që e demonstrojnë në veshje, përveç pasurive të patundura dhe depozitave monetare që kanë nëpër ofshore. Elisa Spiropali, një aktiviste e MJAFT-it, u bë drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave në 2013, ndërsa tani vesh kostume shumë të shtrenjta, varëse dhe unaza floriri, madje edhe çantë 2-3 mijë euro dhe ka makina të shtrenjta, siç e akuzoi deputeti i PD-së Salianji. Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të PS, Elisa Spiropali dhe deputeti i PD-së Ervin Salianji, Sekretar për Aksionin Qytetar ne PD kanë shkëmbyer replika dhe fyerje publike midis tyre. Teksa flisnin për vettingun në politike, Salianji tha se të gjithë politikanët duhet t’i nënshtrohen për të parë situatën se si është, dhe sa i ka kujtuar socialistes çantat e shtrenjta, unazat e varëset. Por, ajo i ka treguar unazën e martesës, duke iu përgjigjur se atë ka dhe e ka të shenjtë

Spiropali: Zoti Salianji, Lulzim Basha, Berisha le ta zgjidhin vete dhe le të vijë të ulen për të negociuar, ta çojmë në komisionin e Venecias, Vettingun e ç’të duan.

Salianji: Çfarë do negociojmë?

Spiropali: Të ndjekim deri në fund kush është hajduti, kush është vrasësi, kush është shpifësi. Por jo vetting, politikanët për politikanët. Ti je mashtrues që nuk ke as burrëri për të diskutuar.

Salianji: Na thua broçkulla këtu dhe del me çanta 2-3 mijë euro.

Spiropali: Unë nuk kam asnjë çantë as 2 mijë euro, as 5 mijë euro, as nuse djali, as djalë, as kunat, asgjë.

Salianji: Del këtu dhe kërkon dhe mbron politikanët e kriminalizuar. Me unaza, me çanta, me makina, me varëse…

Spiropali: Po ç’varëse e unaza, o pika ty për varëset dhe unazat?!

Salianji: Duke u marrë gjakun shqiptarëve, cili është Skënderbeu këtu, ky që ka futur kriminelët në parlament. Me këta njerëz do merremi ne, që flasin broçkulla, i marrin njerëzit për budallenj këta, kush janë këta, që e nisin me 5 mln euro nga KLSH dhe e mbyllin me prokurorinë.

Spiropali: Ja ku e kam unazën, këtë kam. E kam të shenjtë martesën që ta dish.

Salianji: Këto diskutoni këto, me Skënderbe nuk bëhesh dot….

Spiropali: Je mashtrues. Je shakaja publike e partisë tënde. Unë nuk i bie kujt më qafë, zgjidh problemet morale që ke vetë, me mua mos u merr me këtë çështje.

Salianji: Këto diskutoni sot, jo përpëlitje kot.

Spiropali: Ti nuk mund të flasësh për Skënderbe, se ti je vemje, vetëm ti mos fol për moral, se je kapur në publik dhe e dinë të gjithë, të flasë ndonjë tjetër. Politika është arena ku ka moral dhe përballje, unë nuk i konsideroj as kundërshtarë

Salianji: Unë krimin e konsideroj armik edhe hajdutët, armiq të shqiptarëve.