Deputetët e rinj, të kamur me prona dhe miliona

1806
Njerëzit e rinj të politikës e Kuvendit zotërojnë apartamente, biznese, toka, llogari bankare dhe automjete, ndërsa përfitojnë disa paga dhe honorare
Deputetët e rinj të Kuvendit janë të pasur. Ata vijnë nga një e shkuar që rezulton shumë e suksesshme në biznese, profesione të lira dhe sipërmarrje. Sipas “Open Data Albania”, disa prej tyre janë trashëgimtarë të pasurive të patundshme, titujve pronësie apo likuiditeteve. Në deklarimet e tyre gjenden edhe koleksione arti me vlera të larta monetare. Në disa raste spikasin një numër i lartë shoqërisë tregtare, ku deputetët janë aksionarë, sikurse sipërfaqe terrenesh dhe tokash bujqësore nën pronësi. Nuk mungojnë as deputetët apo personat e tyre të familjes që kanë llogari dhe depozita në vlera të larta monetare. Të dhënat voluminoze për parlamentarët e rinj do të publikohen në disa numra nga “Telegraf”.
1 – Klotilda Ferhati
Pasuri të paluajtshme
1) Pronare me 50 % (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshortin) e një ap. me sip. 114 m2 ndërtuar në vitin 2002 në Tiranë, blerë me kredi marrë në vitin 2003, vlera 1.700.000 lekë, rivlerësuar në shumën 7.910.000 lekë. 
2) Pronare me 50 % (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshortin) e një ap. me sip 91 m2, ndërtuar në vitin 2004 në Kavajë, blerë me kredi marrë në vitin 2005, vlera 57.900 euro. 
3) Bashkëshorti Altin Bushka, pronar me 100 % i një biznesi të vogël për shërbime teknologjie informacioni me seli në Tiranë. 
4) Bashkëshorti Altin Bushka, pronar me 33 % i një trualli 250 m2 + shtëpi 80 m2 në Devoll, Korçë përfituar si trashëgimi nga babai.
5) Bashkëshorti Altin Bushka, pronar me 33 %, i një toke arë 500 m2, 1840 m2, 660 m2 + pemëtore 1100 m2 (në bashkëpronësi familjare me mamanë dhe motrën), përfituar nga akti i marrjes së tokës në pronësi 05.02.1997. 
6) Bashkëshorti Altin Bushka, pronar me 18.7 % i një trualli 4000 m2 në Devoll, Korçë përfituar si trashëgimi ligjore nga babai dhe dhuruar nga xhaxhai.

Likuiditete
1) Gjendja e llogarisë bankare, krijuar nga të ardhura si konsulente në projekte të shoqërisë civile ABA CEELI/Lovells, 87.113 lekë. 
2) Gjendja e llogarisë bankare, të ardhura nga shërbime avokatie, veprimtari e mbyllur më 30.06.2017 datë deri në të cilën janë llogaritur edhe të ardhurat, 1.215.651 lekë. 
3) Gjendja e llogarisë rrjedhëse, të ardhura nga shërbime avokatie, veprimtari e mbyllur më 30.06.2017 datë deri në të cilën janë llogaritur edhe të ardhurat, 36.931 euro ndërsa pritet për t’u likuiduar edhe një faturë shitje nr. 22 dt. 05.06.2017 nga subjekti TPD sh.a në shumën 12.000 euro. 
4) Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 15.603 lekë. 
5) Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 336 lekë. 
6) Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, – 3 euro. 
7) Gjendja e llogarisë “Futura” në emër të djalit, 629 euro. 
8) Gjendja e llogarisë bankare, të ardhura nga pagesat si anëtare e Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut Tiranë, 59.745 lekë. 
9) Vjehrra e deklarueses, gjendja e llogarisë bankare, të ardhura nga pensioni i pleqërisë dhe interesat përkatëse, 1.370.391 lekë. 
10) Kredi bankare për blerje ap. dhe mobilim shtëpie në shumën: 35.000 dollarë, 8.000 euro, 4.200 dollarë bashkuar në një të vetme, kohëzgjatja deri më 28.10.2018, normë interesi 3 % + eurobor, kësti mujor për vitin 2017, 288 euro. Detyrimi i mbetur pashlyer, 4.118 euro. 
11) Kredi bankare për blerje ap. në Kavajë dhe mobilim, 60.000 euro, kohëzgjatja deri më 20.09.2020, interes 3 % + eurobor, këst mujor për vitin 2017, 450 euro. Detyrimi i mbetur pashlyer, 17.574 euro. 
12) Hua marrë nga babai, Fatmir Ferhati, më 10.01.2017, pa afat, në vlerën 15.000 euro për blerjen e një toke ullishte në Tiranë. 
13) Bashkëshorti Altin Bushka, gjendja e llogarisë bankare, të ardhura nga kursime familjare prej punës dhe aktivitetit privat, 902 euro. 
14) Bashkëshorti Altin Bushka, gjendja e llogarisë bankare, të ardhura nga kursime familjare prej punës dhe aktivitetit privat, 102.152 lekë. 
15) Bashkëshorti Altin Bushka, gjendja e llogarisë bankare, të ardhura nga kursime familjare prej punës dhe aktivitetit privat, 260 euro. 
16) Bashkëshorti Altin Bushka, gjendja e llogarisë bankare, të ardhura nga kursime familjare prej punës dhe aktivitetit privat, 42,57 dollarë. 
17) Bashkëshorti Altin Bushka, gjendja e llogarisë bankare, të ardhura nga kursime familjare prej punës dhe aktivitetit privat, 3.281.866 lekë. 
18) Bashkëshorti Altin Bushka, gjendja e llogarisë bankare, si person fizik, 75 euro. 
19) Bashkëshorti Altin Bushka, gjendja e llogarisë bankare, si person fizik, 3.755.991 lekë. 
19) Bashkëshorti Altin Bushka, të ardhura të pritshme sipas një kontrate huaje dt. 02.06.2013 me një person të tretë të cilit i ka dhënë 2.200.000 lekë. Nga kjo shumë janë kthyer 400.000 lekë në vitin 2016, ndërsa pritet të shlyhen edhe 1.800.000 lekë.

Automjete
Pronare me 50 % (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshortin) e një makine “Land Rover Discovery 3” prodhim i vitit 2007, blerë me kursime në vitin 2016, vlera 11.500 euro.

Të tjera
Bashkëshorti Altin Bushka, ortak dhe administrator i shoqërisë “Selcom” sh.p.k në Tiranë ku zotëron 35 pjesë ose 35 % të kapitalit, vlera 35.000 lekë.
2 – Elisa Spiropali
Likuiditete
1) Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 87.509,95 lekë. 
2) Gjendja cash, 10.000 euro. 
3) Kredi bankare (e përbashkët me bashkëshortin), marrë më 14.04.2016, 1.120.000 lekë. Detyrimi i mbetur pashlyer, 783.867,51 lekë. 
4) Bashkëshorti Salarjon Totaj, gjendja e llogarisë bankare më 09.10.2017, 34.069 lekë. 
5) Bashkëshorti Salarjon Totaj, gjendja e llogarisë bankare më 12.10.2017, 47.698,80 lekë. 
6) Bashkëshorti Salarjon Totaj, gjendja e llogarisë bankare më 26.09.2017, shtesë nga shitja e automjetit, 951.200 lekë. 
7) Bashkëshorti Salarjon Totaj, të ardhura nga kontrata e shitjes së automjetit më 28.06.2017, (likuiduar 950.000 lekë banka), 30.000 euro. 
8) Bashkëshorti Salarjon Totaj, gjendja cash shtuar me 3.000 euro.

Të ardhura
1) Të ardhura nga paga si anëtare e Këshillit Bashkiak, Tiranë, 346.800 lekë.
2) Bashkëshorti Salarjon Totaj, të ardhura nga pagesa si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës “Alb Gaz” sh.a, 197.537 lekë.

3 – Senida Mesi
Pasuri të paluajtshme
1) Pronare me 50 % (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshortin) e një ap. banimi me sip 147.61 m2 për banim plus 150 m2 verandë në Shkodër marrë sipas kontratës së sipërmarrjes të dt. 23.08.2010 me të ardhura nga paga dhe kredi, vlera 94.636.7 euro. 
2) Bashkëshorti, Artan Mesi, pronar me 98 % i një ap. banimi me sip. 69 m2 në Shkodër, blerë në 07.04.2012 në bazë të kontratës së shitblerjes me të ardhura nga pagat, vlera 1.265.571 lekë.

Likuiditete
1) Llogari rrjedhëse, gjendja më 04.05.2017, 3.814 lekë. 
2) Llogari rrjedhëse, gjendja më 04.05.2017, të ardhura nga likuidim kuotash në “Proinvest-Al” sh.a, 10.338,43 euro. 
3) Kartë krediti “Visa”, gjendja më dt. 04.05.2017, 1.000 euro. 
4) Llogari kursimi, gjendja më dt. 04.05.2017, të ardhura nga paga (gjatë periudhës 2001 – 2014.), 57.871,58 euro. 
5) Llogari kursimi, gjendja më dt. 04.05.2017, të ardhura nga paga (gjatë periudhës 2001 – 2014.), 730.000 lekë. 
6) Llogari kursimi në emër të fëmijës,gjendja më dt. 04.05.2017 të ardhura nga paga, 40.000 lekë. 
7) Llogari kursimi në emër të fëmijës, gjendja më dt. 04.05.2017, të ardhura nga paga, 45.000 lekë. 
8) Kartë krediti “Visa”, 1.000 euro. 
9) Llogari rrjedhëse, gjendja më dt. 04.05.2017, të ardhura nga konsulenca në projekte, 2.180,53 dollarë. 
10) Gjendja cash e përbashkët me bashkëshortin, 500.000 lekë, pjesa takuese 50 %. 
11) Kredi bankare për blerje shtëpie sipas kontratës së sipërmarrjes dt. 23.08.2010 në emër të Artan dhe Senida Mesit në shumën 60.000 euro, marrë në 2001, paguar 76 nga 181 këste. Gjendja e detyrimit të mbetur pashlyer, 15.534,83 euro. 
12) Pagesë për kartën e kreditit, 259.87 euro. 
13) Kontratë sipërmarrje dt. 23.08.2010 në emër të Artan dhe Senida Mesi për blerje ap, pa likuiduar një këst, 9.636 euro. 
14) Bashkëshorti Artan Mesi, kartë krediti e garantuar me overdraft dt. 02.03.2017, 150.000 lekë.
Automjete
Bashkëshorti Artan Mesi, pronar i një autoveture tip “Mercedes Benz, Daimler Chrysler” 2002, blerë më 13.10.2008 me të ardhura nga pagat, 490.000 lekë.

Tituj financiarë
Aksione 100 % në “SM Consulting” sh.p.k, Shkodër nga dt. 09.02.2015.
Të tjera
1) Të ardhura si anëtare e Këshillit Bashkiak, Shkodër, 47.600 lekë.
2) Bashkëshorti Artan Mesi, të ardhura nga Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë, Shkodër, 290.104 lekë. 
3) Bashkëshorti Artan Mesi, të ardhura si pedagog i jashtëm në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, 20.272 lekë. 
4) Bashkëshorti Artan Mesi, të ardhura nga shërbimi i konsulencës si mjek në një ndërmarrje, 78.000 lekë. 
5) Senida Mesi të ardhura si pedagoge e jashtme në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, 37.048 lekë. 
3) Të ardhura si konsulente projekti, shoqata “AARHUS”, 2.354,5 dollarë.
4 – Orjola Pampuri
Pasuri të paluajtshme
1) Pronare me 50 % (pjesë e regjimit martesor, 50 % me 50 % me bashkëshortin) e një ap. me sip. 127.4 m2 në Tiranë, Vlera e ap. 55.000 euro, blerë në vitin 2004 me 16.000 euro kursime, 1. 000.000 lekë dhuratë nga babai, 1.000.000 lekë dhuratë nga kunati, 25.000 euro kredi bankare. 
2) Pronare me 50 % (pjesë e regjimit martesor, 50 % me 50 % me bashkëshortin) e një dyqani me sip. 36 m2, Vlera e dyqanit, 60.000 euro, blerë në 2009 me të ardhura nga aktiviteti i kompanisë së kromit “Shkëmbi” sh.p.k ku aksioner është bashkëshorti, 6.000.000 lekë; të ardhura nga aktiviteti i shoqatës së kujdesit onkologjik në vitet 2006-2009 të bashkëshortit, 8.500 dollarë dhe nga një kredi konsumatore marrë në vitin 2011 në vlerën 1.000.000 lekë. 
3) Pronare me 50 % (pjesë e regjimit martesor, 50 % me 50 % me bashkëshortin) e një dyqani me sip. 46 m2 në Tiranë blerë në vitin 2010 me kredi bankare. Vlera e dyqanit, 75.000 euro. 
4) Pronare me 50 % (pjesë e regjimit martesor, 50 % me 50 % me bashkëshortin) e një: ap. me sip. 51 m2 me plus verandë 84 m2, me vlerë 54.400 euro; garazhi me sip. 18 m2, me vlerë 700.000 lekë dhe depoje me sip. 4 m2, me vlerë 140.000 lekë, në Tiranë, blerë në dhjetor 2014 me një kredi bankare 38.000 euro, një kredi konsumatore marrë në vitin 2015, 1.000.000 lekë dhe me kursime familjare, 15.000 euro.

Likuiditete
1) Gjendja cash, kursime familjare, 300.000 lekë, (pjesë e regjimit martesor, 50 % me 50 % me bashkëshortin). 
2) Gjendja e llogarisë bankare, të ardhura nga shitja e ap. në Qerret, Kavajë, 16.000 euro, (pjesë e regjimit martesor, 50 % me 50 % me bashkëshortin). 
3) Kredi bankare (e përbashkët me bashkëshortin) për blerje dyqani, ka filluar më 11.07.2014 dhe mbaron më 2039, kësti mujor 180 euro. Detyrimi i mbetur pashlyer, 33.000 euro. 
4) Kredi bankare (e përbashkët me bashkëshortin) për blerje shtëpie, ka filluar më 30.12.2014 dhe mbaron më 2039, kësti mujor 220 euro. Detyrimi i mbetur pashlyer, 36.000 euro.

Automjete
Bashkëshorti Henrik Zotaj, pronar me 100 % i një makine tip “Toyota Rav4”, prodhim i vitit 2006, blerë në vitin 2014 me kursime familjare, 900.000 lekë.

Të tjera
1) Të ardhura si pedagoge pranë Universitetit Europian të Tiranës, 700 euro. 
2) Të ardhura si drejtore e klinikës së këshillimit psikologjik “UET Enterprise”, 350 euro. 
3) Të ardhura si pedagoge e jashtme pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, 120.000 lekë.
4)Të ardhura nga qiraja e dyqaneve, pronë e përbashkët e deklarueses me bashkëshortin, 800 euro/muaj.
5) Të ardhura nga përkthime librash psikologjikë, 100.000 lekë gjatë 2017.
6) Bashkëshorti Henrik Zotaj, të ardhura nga paga si mjek onkolog pranë Shërbimit të Onkologjikë Paliative, Tiranë, 58.600 lekë.
7) Shpenzime për blerjen e një ap. me sip. 39.21 m2 në vitin 2017 me kursime të deklarueses dhe bashkëshortit, vlera 16.900 euro, (pjesë e regjimit martesor, 50 % me 50 % me bashkëshortin).
5 – Rudina Hajdari
Pasuri të paluajtshme
Bashkëshorti Muçjon Demiraj, pronar me 50 % i një godine me sip. 465 m2 në Nju-Jork, USA, vlera 750.000 dollarë.

Likuiditete
1) Kredi studentore për t’u paguar për ofruesin e granteve të shtetit të Nju-Jorkut prej 10.000 dollarësh për kostot e shkollimit universitar. Interesi paguhet me 5 % në vite mbi kohëzgjatjen e kredisë prej 10 vitesh. Detyrimi i mbetur pashlyer, 9.500 dollarë. 
2) Kartë krediti me bilanc 500 dollarë. 
3) Detyrime për shlyerje qiraje për përdorimin e ap. të vëllait prej 80 m2, 300 dollarë në muaj, 3.600 dollarë në vit. Detyrimi i mbetur pashlyer, 600 dollarë. 
3) Bashkëshorti Muçjon Demiraj, kredi bankare 350.000 dollarë me afat 30 vjet, normë interesi 5 %. Detyrimi që ka mbetur për t’u shlyer, 315.000 dollarë.

Tituj financiarë
1) Pronare e 10 % të aksioneve dhe kapitalit të kompanisë “Wilcuma LLC”, dhuratë nga bashkëshorti, vlera neto e aksioneve 170.000 dollarë. Sipas marrëveshjes së aksionerëve nuk ka divident në para që paguhet për vitin e parë të punës në “Wilcoma LLC”. 
2) Bashkëshorti, pronar i 20 % të kapitalit në kompaninë “Wilcuma LLC”, Nju-Jork, vlera 340. 000 dollarë.

Të tjera
1) Të ardhura mujore nga paga si deputete në Kuvendin e Shqipërisë, 1.050 euro.
2) Bashkëshorti Muçjon Demiraj, të ardhura nga kompania dhe qiraja e godinës në Nju-Jork, 6.500 dollarë.
3) Të ardhura mujore nga kompania e bashkëshortit, Muçjon Demiraj LLC, 6.500 dollarë, pjesa takuese 50 %.
6 – Sadi Vorpsi
Gjendja fillestare 2013
Pasuri të paluajtshme
1) Pronar me 50 % (në bashkëpronësi me nënën) i një ap. banimi me sip. 100 m2, përfituar me kontratën e sipërmarrjes dt. 14.02.2000 në këmbim të pronësisë së deklaruesit dhe nënës së tij përfituar me anë të trashëgimisë. 
2) Pronar me 50 % (në bashkëpronësi me nënën) i një ap. banimi me sip. 98 m2, përfituar me kontratën e sipërmarrjes dt. 14.02.2000 në këmbim të pronësisë së deklaruesit dhe nënës së tij përfituar me anë të trashëgimisë. 
3) Pronar me 50 % (në bashkëpronësi me nënën) i një bodrumi me sip. 11.5 m2, përfituar me kontratën e sipërmarrjes dt. 14.02.2000 në këmbim të pronësisë së deklaruesit dhe nënës së tij përfituar me anë të trashëgimisë. 
4) Pronar me 50 % (në bashkëpronësi me nënën) i një zyre me sip. 25 m2, përfituar me kontratën e sipërmarrjes dt. 14.02.2000 në këmbim të pronësisë së deklaruesit dhe nënës së tij përfituar me anë të trashëgimisë. 
5) Pronar me 50 % i një dyqani me sip. 71 m2 në Vlorë, blerë në vitin 2003 dhe hipotekuar më 27.03.2009 me të ardhura nga aktiviteti privat, vlera 50 000 dollarë. 
6) Bashkëshortja Arba Vorpsi, pronare me 20 % e një ap. banimi me sip. 78.5 m2 në Tiranë, përfituar nga privatizimi, vlera 15 232 lekë.
Likuiditete
1) Gjendja e depozitës bankare në emër të deklaruesit dhe nënës së tij, 2.000.005 lekë. 
2) Gjendja e depozitës bankare në emër të deklaruesit dhe nënës së tij, 5 000.37 dollarë. 
3) Gjendja e depozitës bankare në emër të nënës së deklaruesit, 4 166.71 euro. 
4) Gjendja e depozitës bankare në emër të deklaruesit dhe nënës së tij, të ardhura ndër vite, trashëgimi dhe aktiviteti privat, 35.103,35 euro. 
5) Gjendja cash, të ardhura në vite, trashëgimi, aktiviteti privat, 20.000 euro. 
6) Kredi bankare marrë në vitin 2007, 130.000 euro. Detyrimi i mbetur pashlyer, 12.119 euro.
Automjete
1) Pronar me 100 % i një automjeti tip “Tuareg”, blerë me të ardhurat në vite dhe trashëgimi, vlera 15.000 euro, plus 554.009 lekë zhdoganimi. 
2) Bashkëshortja Arba Vorpsi, pronare me 100 % e një automjeti tip “Shevrolet Kalos”, blerë me të ardhura familjare, 10.700 euro.

Deklarimi 2017
Likuiditete
1) Gjendja cash, 3.067,1 euro. 
2) Gjendja cash, 76,442 lekë. 
3) Gjendja cash, 43,71 dollarë. 
4) Kredi bankare për mbulimin e kartës së kreditit me limit 460,000 lekë. Detyrimi i shlyer plotësisht 460.000 lekë.

Të tjera
1) Të ardhura nga paga, 383.218 lekë.
2) Të ardhura nga interesat e depozitës bankare 2.026.350,93 lekë që është në emër të deklaruesit dhe nënës së tij, 92 qindarka. 
3) Të ardhura nga interesat e depozitës bankare 5.170,29 dollarë që është në emër të deklaruesit dhe nënës së tij, 43,32 dollarë. 
4) Të ardhura nga interesat e depozitës bankare në vlerën 30.093,29 euro, 15,87 euro. 
5) Bashkëshortja Arba Vorpsi, të ardhura nga paga 97.680 lekë.
Lista e deputetëve të rinj
1 – Sadi VORPSI
2 – Ilir NDRAXHI
3 – Arben KAMAMI
4 – Nuri BELBA
5 – Edlira BODE
6 – Ismet BEQIRAJ
7 – Tatjana PIRO
8 – Xhevit BUSHAJ
9 – Vilma BELLO
10 – Alket HYSENI
11 – Vullnet SINAJ
12 – Fatmir VELAJ
13 – Flamur GOLEMI
14 – Adnor SHAMETI
15 – Almira XHEMBULLA
16 – Gjetan GJETANI
17 – Senida MESI
18 – Grida DUMA
19 – Endri HASA
20 – Enkelejd ALIBEAJ
21 – Ervin SALIANJI
22 – Hekuran HOXHALLI
23 – Klevis BALLIU
24 – Andon FRROKAJ
25 – Bardh SPAHIA
26 – Izmira ULQINAKU
27 – Lorenc LUKA
28 – Viktor TUSHA
29 – Dritan BICI
Sigal