Deputetët e rinj, të dënuar dhe të denoncuar nga KLSH

501
Sigal

Deputetët e rinj të së ashtuquajturës Opozitë, janë persona, që kanë shpërdoruar më parë postet drejtuese që kanë pasur në qeveri dhe në institucione të tjera shtetërore. Ndoshta, që këta pranuan mandatin e deputetit, kur partitë, që i kishin futur në lista e kanë hequr vullnetin e tyre politik për të qenë pjesë e parlamentit, mund të shpjegohet, siç përflitet në media, edhe me presione e shantazhe, që në këmbim të marrjes së mandateve, të mbyllen ndaj tyre dosjet e kallëzimeve penale që ka kërkuar KLSH ndaj tyre për shpërdorim detyre, etj. Madje, disa deputetë, sikurse Ylli Shehu ka qenë edhe më parë i dënuar me vendim të formës së prerë, por që nuk e ka deklaruar në KQZ, ku sipas ligjit të dekriminalizimit, duhet të të dorëzojë mandatin dhe të ndiqet edhe penalisht. Por ka edhe deputetë të tjerë nga kjo e ashtuquajtur, që janë përfolur për shpërdorim detyre me leje ndërtimin, me mospagimin e detyrimeve financiare të bizneseve të tyre, apo që kanë lidhje me ta.