Deputetët e PD braktisin Komisionin e Ekonomisë, Braçe: Audio-përgjimi, akt i pastër kriminal

577
Sigal

Deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë. Shkak janë bërë akuzat e këtyre të fundit për ministrin Xhafaj dhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, pasi sipas tyre këta dy emra po bllokojnë negociatat.

Ndërkohë, i ashpër ka qenë reagimi i kreut të Komisionit, Erion Braçe, i cili bëri thirrje që të hetohet audio-përgjimi i publikuar pak kohë më parë nga PD, ku sipas kësaj të fundit implikohet vëllai i ministrit Xhafajt në trafikun e drogës.

“Të hetohet audiopërgjimi. Ai është një akt i pastër kriminal, ku është përfshirë PD. Sajojnë gjithçka për të ardhur në pushtet”, tha Braçe.

Mes të tjerash Braçe tha se në këtë proces kriminal është përfshirë një opozitë që vrau njerëzit në Bulevard në 21 Janar.

“E përfshirë, një opozitë që vrau njerëzit në Bulevard. Kërkon të rikthehet në pushtet pa u tharë gjaku i 21 Janarit. Nuk është një audio-përgjim por një audio inskenim. Ky akt kriminal duhet hetuar dhe ndëshkuar ligjërisht. Kjo histori nuk do të mbyllet po u hetuar gjithçka. Inskenimi për një synim; për të marrë pushtetin me dhunë. Frontex në kufi për të ndaluar emigracionin e paligjshme”, tha mes të tjerash Braçe.