Deputetët e LSI bojkotojnë votimin për Ruçin, çfarë deklaroi Monika Kryemadhi

489
LSI nuk ka marrë pjesë në votimin për kryetarin e ri të parlamentit, post për të cilin ka qenë kandidat vetëm Gramoz Ruçi. Vetë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi kur është thirrur për të votuar deklaroi se “Nuk do marrim pjesë në votim”.

Ndërsa PD ka marrë pjesë në proces por edhe pse deklaroi votuan kundër në bllok rezulton se të paktën dy deputetë të saj votuan pro Ruçit, i cili në total ka marrë 80 vota, 6 më shumë se sa numri i deputetëve të PS-së. Tanimë ai do të jetë kryetar i ri parlamentit për 4 vitet e ardhshme.
Sigal