Denoncon Berisha: Mjekët në Lezhë lanë të sëmurët për takimin me Ramën

51

Ish-kryeministri
Sali Berisha ka publikuar sot në rrjetin e tij social ‘Facebook’ një mesazh nga
qytetari dixhital, ku ky i fundit i ankohet atij se mjekët në Lezhë kanë
braktisur punën pasi në spital vinte kryeministri Edi Rama. Në denoncim thuhet
se qytetarët kanë nevojë për mjekët dhe jo për Ramën.

“Qytetari dixhital ankohet:

Mjeket ne Lezhe lene te semuret per te shkuar me detyrim
ne takim me Edi Ramen! sb

“Shiko se cfare behet o zoti Berisha… te semuret presin
per mjeket qe ti vizitojne dhe mjeket shkojne te takojne ate te semurin Edi
Ramen… se mos valle ka ndonje problem me diabetin ky “i gjati” dhe prandaj e ka
marre kete doktoreshen qe ta vizitoje… Kjo nk eshte e falshme.. njerzit kane
nevoje per mjeket jo per edin””, citohet në mesazhin që ka publikuar Berisha, i
cili ka publikuar edhe një video ku shfaqet Rama duke hyrë në ambientet e
spitalit të Lezhës.