Denoncimi/ Vrasjet në Shqipëri, meritë e pushtetarëve të PS-së

489
Sigal

Prej 5 vjetësh në qeveri, Rilindësit kanë vendosur të tjera standarde për të bërë karrierë në administratë apo për të përfituar tenderë, dhe kushti i tyre është që duhet të jesh pjesë e krimit. Qytetarët e Sarandës kanë denoncuar tek ish-kryeministri Sali Berisha, se si deputetët socialistë shoqërohen me persona të akuzuar për vrasje, drogë dhe grabitje pronash. Ja çfarë shkruan ish-kryeministri: Vrasjet si meritë për pushtetarët e PS! Ja kush e shoqëron Alket Hysenin, narkodeputetin mafioz, plaçkitësin e tokave të Bregut. Lexoni mesazhin e qytetarit digjital. sb Turi i llogaridhënies në Njësinë Administrative Ksamil Bashkia Sarandë. Në krahun e djathtë të Alket Hysenit me një veshje me lule është Valbona Oruçi, administratorja e Njësisë Administrative Ksamil, e cila është motra e Dino Muhaj, i akuzuar për vrasjen e Alket Muhaj në fshatin Rabije të Tepelenës në fillim të muajit shtator. Ndërsa mashkulli pa flokë është kryetari i PS-së Sarandë, Ardian Kola.