Denoncimi: Vjedhja e radhës. Qeveria gati PPP, për matjen e energjisë

91

Departamenti i antikorrupsionit, aksesit në shërbime dhe transparencës pranë PD-së ka denoncuar dje një tjetër iniciativë korruptive të qeverisë Rama. Kjo ka të bëjë më një nismë për të dhënë me PPP edhe matjen e konsumit të energjisë elektrike për shqiptarët. Çka do të thotë një kosto me e madhe dhe një rritje e garantuar e çmimit të energjisë. Denoncimi: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në 6 shtator 2019 ka publikuar kërkesën për shprehje interesi me objekt: Asistencë teknike për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë MIE/OSHEE/OST për përcaktimin e strategjisë për matjen e energjisë dhe politikave standarde të sektorit energjetik shqiptar. Ndër detyrat që i kërkohet të përmbushë konsulenti, bie në sy dhe ai i vlerësimit. Gjithashtu, kërkohet analizë mbi hapat ligjorë dhe organizativë të nevojshme për formimin e një përgjegjës për sistemin matës. Pra, potencialisht, ky entitet mund të jetë një kompani, struktura, funksionimi i të cilës do të përcaktohen në vijim. Por nisur nga si është vepruar në këto 6 vite, emri i kompanisë duhet të jetë tashmë në mendjen e ideatorit të kësaj gjetjeje të radhës, PPP për matjen e energjisë.