Denoncimi tek Berisha: Drejtoresha e Doganave, kontrabandë me nipat e Ruçit, ja çfarë mallra fusin

122
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një tjetër denoncim për drejtoreshën e doganave. Berisha shkruan se doganieri dixhital denoncon drejtoreshën për kontrabandë me kompani të lidhura me të.
Ndërsa në mesazhin e dërguesit, thuhet se drejtoresha iu ka tërhequr veshin gjatë kontrollit të kompanisë dhe pronarit të saj Juljan Ruçi.

STATUSI I BERISHËS
Doganieri dixhital denoncon:
Drejtoreshën e doganave te vendit për kontrabande me kompani te lidhura me te!
Lexoni mesazhin e tij. sb
“Z.Berisha përshëndetje të uroj shëndet.!! Jam një punonjës në doganë!! Grupi që keni nxjerr në lidhje me doganën është mëse i vërtetë. Madje para 1 muaj gjatë një kontrolli që kemi ushtruar tek një subjekt ku parregullsia në zhdoganim ishte e dukshme na u tërhoq veshi direkt nga drejtoresha. Se pronari i subjektit kish lidhje direkt me drejtoreshën.

Le të verifikohet subjekti Juljan Ruçi person fizik me nipt L61802013P çfarë zhdoganon ky subjekt dhe çfarë tregton realisht. Për Juljan Ruçin drejtoresha na ka thënë se është miku im dhe vetëm ky do lihet të punoj lirshëm me celular. Ky miku drejtoreshës që ta dini ju sjell gjithë telefonat e fundit me konteinier nga kina dhe i deklaron për kapak apo karikues dhe bateri dhe ne si doganier të thjesht na jepet urdhër që kontinierit të këtij tipit mos t’i afrohemi fare po thjesht te firmosim letrat.

Drejtoria e doganave dhe e tatimeve dhe e hetimit tatimor dhe doganor le te hapi letrat dhe ti shkoj subjektit ne fjalë te verifikoj çfarë tregton dhe çfarë zhdoganon dhe sa magazina ka me letra dhe sa pa letra fare se ne si doganier jemi te habitur nga subjekti ne fjalë. Rama nëse do te bej shtet te filloj nga Ruci dhe nipat e Rucit qe sjellin “Samsung” dhe iPhone me konteinier dhe i deklarojnë kapak kallçuku.”