Denoncimi te Basha: Në Librazhd po pezullohen orët e mësimit se vjen Rama në Elbasan

557
Prej mëngjesit të sotëm, kryeministri Edi Rama ka njoftuar takimin e tij me banorët e qarkut të Elbasanit pasditen e sotme. Kur edhe pak orë ndajnë nga ky takim, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, një denoncim që i vjen nga qytetarët.
Denoncimi i ardhur nga një banor i Librazhdit thotë se në këtë qytet po pezullohen orët e mësimit, në mënyrë që nxënësit e shkollave të mesme t’i bashkohen këtij takimi.

“Prsh i nderuar Z Lul Basha, po ju informoj se sot në shkollen e mesme të bashkuar, fshati Zgosht Librazhd po pezullohen orët e fundit të mësimit, për të dërguar maturantët në Elbasan si duket do këtë ndnj miting,ju uroj suksese, vazhdo e mos u ndal nga këta hajdutë, presim nga ju, jemi me ju, me sh respekt, Ju lutem ruani anominatin pasi kam fëmi maturant”, thuhet në denoncimin e publikuar nga Basha.

Kujtojmë se disa ditë më parë, u publikua një video ku denoncohej një mësuese nga Kavaja, e cila udhëzonte nxënësit që të shkonin në takimin me kryeministrin Rama.
Fill pas kësaj, nga foltorja e Kuvendit Rama njoftoi shkarkimin e saj, dhe theksoi se asnjë mësues nuk duhet të ndikojë politikisht tek nxënësit, pasi në të kundërt do të ketë penalitete.
Sigal