Denoncimi/ Sistemi shëndetësor i Kavajës, në mjerim dhe mes aferave korruptive

507
Sigal

Shërbimi spitalor në Kavajë është në gjendje të mjeruar. Denoncimi është bërë nga një qytetar i cili i ka shkruar ish-kryeministrit Sali Berisha. Qytetari thotë se sistemi shëndetësor në Kavajë drejtohet nga njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me mjekësinë apo dhe me persona me precedent kriminalë. Ja postimi i plotë: Denoncohet mashtrimi i Ramës dhe gjendja e mjeruar me pajisjet e shërbimit spitalor Kavajë! Lexoni mesazhin e qytetarit digjital. sb “Dr. Berisha të përshëndes. Punoj prej ca vitesh në urgjencën e spitalit në Kavajë që e kemi prej jush. Pashë atë fyellin e gjatë në Korçë që u krenua për PPP e instrumenteve mjekësore. Nuk e di kujt t’i besoj atij apo drejtorisë sonë që kanë dy muaj që na kanë ndaluar përdorimin e këtyre aseteve, se paskan kosto të lartë. Ne punojmë me të vjetrat, kurse të rejat sa i shohim. Po t’i përdorim na i mbajnë lekët tek rroga. Nuk di çfarë bëhet te spitalet e tjera, por në Kavajë na e ka ndaluar drejtor Përparim Daiu, ish-futbollist që vetëm me spitalin nuk ka lidhje. Në krah i rri kontrabandisti i ilaçeve, arrestuar nga policia, nën-drejtor Agron Beu që ka disa tituj si nën-drejtor teknik, neonat, imazherist, ekografist, farmacist dhe veteriner. Këta na “drejtojnë” dhe këta vodhën ndihmat që erdhën këtë javë. Qytetarët duan shërbim dhe veglat e përshtatshme që s’guxojmë t’i prekim. Korrupsion i pastër. Denoncoje doktor, se kushedi lëviz ndonjë gjë. Të lutem!