Denoncimi/ “Shefi i Krimit në Korçë mik i Shullazit, kush është deputeti i PS që e ndihmon”

599
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut mesazhin e qytetarit dixhital, ku ky i fundit denoncon faktin se shefi i Krimeve në Korçë është ortak i Emiljano Shullazit. Kujtojmë se pak çaste më parë Edmond Çela u pezullua nga detyra nga SHCBA.
Ditën e djeshme në Kapshticë u kap një autobus, që thuhet se është në pronësi të efektivit Edmond Çela, brenda të cilit ishin fshehur 2 kg heroinë. Në denoncimin e tij qytetari shkruan se Çela ka në pronësi edhe disa autobusë të tjerë, ndërsa shton se ky i fundit është përfshirë në trafik droge dhe qeniesh njerëzore.
Mes të tjerash denoncuesi i shkruan Berishës se Çëla bashkëpunon me deputetin e PS Ilir Pendavinji, i cili sipas tij e mbron për të mos e hequr nga vendi i punës që mban.
MESAZHI I BERISHËS
Kjo eshte Narkopolicia qe duam!
Shefi i krimeve ne Korçe ortak i Milit te Partise, trafikant heroine!
Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital. sb
“Pershendetje dr shefi i policise hetimore te kapshtices ortaku i shullazit ju kap autobuzi ne kapshtice me 2 kile eroine dhe shum e late”
“Pershendetje doktor ! Sot ne Kapshtice nga pala greke eshte kapur nje autobuz i linjes Shqiperi-Greqi, i cili transportonte Heroine. Ky autobuz dhe disa autobuze te tjere jane defakto ne pronesi te Shefit te Hetimit te Krimeve ne Drejtorine e Kufirit Korce Edmond Cela. Kete gje e di nje Korce e tere dhe vetem strukturat e shtetit nuk dine gje. Pra qe ky person ka kete pasuri dhe mban kete post prej shume vitesh, duke bere trafik droge dhe qeniesh njerezore vite me pare. Ky bashkepunon dhe me deputetin e PS Ilir Pendavinji, i cili e mbron per te mos e hequr nga vendi i punes qe mban kundrejt aferave te pista qe bejne bashke. Kjo pra na paska qene “Policia qe Duam”…..”
“Pershendetje z Berisha Edmont cela nje shoku I ngushte I shullazit ju kap autobuzi ne dogane me 2 kile eroine”
Sigal