Denoncimi për inkriminim, reagon kryebashkiaku i Pogradecit

221
Sokrat Turtulli: Pse i dogji denoncimi kryebashkiakut të emëruar të Pogradecit? Ka fshehur gjë?

Ky është kapoja i emëruar i bashkisë së Pogradecit. Pse i dogji këtij dhe reagoi i pari dhe pse nuk iu përmend emri, nëse nuk do kishte probleme me drejtësinë? Blendi Fevziu lexoi live në “Opinion” denoncimin e një qytetari, i cili akuzonte një kryebashkiak për fshehje të ndalimit në formularin e vetë-deklarimit.

Çfarë tha mbrëmë Fevziu: Zoti Fevziu ju përshëndes kam diçka me interes për kryetarin e Bashkisë… më jep dhe emrin…ka punuar doganier nga viti 1992 deri në vitin 2005 në filan vend. Në nëntor-dhjetor 1996 është ndaluar nga policia për kontrabandë është ndaluar së bashku me filanin, doganier filanin kontrollor filanin, polic filanin dhe ky personi. Atëherë u fsheh dhe fizikisht nuk u ndalua. Dosjen e ka, o në arkivin e prokurorisë, o në polici. Në formularin e dekriminalizimit nuk e ka deklaruar, ka ndryshuar edhe emrin bashkë me mbiemrin nga filani e ka bërë filani… Dhe më ka çuar dhe formularin. Dosja.al ka kontaktuar me zotin Ilir Xhakolli, i cili mohoi në mënyrë kategorike ndalimin nga policia, ndërkohë që, edhe pse Fevziu nuk ia përmendi emrin, ai pohon se e ka vetë-kontaktuar për t’i kërkuar përgënjeshtrim. “Kam kontaktuar me Fevziun, e kam sqaruar. Ai duhet të bëjë përgënjeshtrim. Asgjë nga ato që ai tha nuk janë të vërteta.”- tha Xhakolli. I pyetur, se pse e ka ndryshuar emrin, Xhakolli tha nxitimthi: Emrin e kam ndryshuar dhe e pranoj, e kam deklaruar edhe në formularin e dekriminalizimit, nuk kam asgjë për të fshehur. Emrin e kisha Ilirjan Xhago, e kam Ilir Xhakolli, pasi ma ngatërronin në shkollë dhe në diplomat që kam marrë. Është pak e vështirë për t’u kuptuar sesi mund të ngatërrohet emri nga Ilir në Ilirjan, apo mbiemrin nga Xhago në Xhakolli (!), kur të përbashkët dy fjalët kanë vetëm rrënjën.